Nusja i drejton letër vjehrrës: Faleminderit për atë që unë sot e quaj dashuria ime!

0 1

Marrëdhëniet nuse-vjehrrë zakonisht njihen si marrëdhënie jo shumë të ngushta e miqësore, por një nënë, bashkëshorte dhe nuse ka treguar të kundërtën. Ajo i është drejtuar vjehrrës së saj përmes një letre ku e falënderon për gjithçka e mbi të gjitha që ka rritur një njeri të mrekullueshëm që sot është bashkëshorti i saj.

Letër vjehrrës!

Prej kohësh kam dashur t’ju shkruaj këtë letër. Kam dashur shumë të t’i them përballë shumë fjalë, por ndoshta fjalët më dalin të trishtueshme dhe do të dukeshin të pasinqerta. Nuk e dija nëse do të më besoje duke i dëgjuar, prandaj vendosa t’i shkruaj.

Çdo ditë njerëzit më thonë se jam me fat që jam martuar me djalin tënd. Ndonjëherë këto fjalë fillojnë më dhembin. Do të tregohem e sinqertë me ty. Jo se nuk e di sa i mrekullueshëm është ai, por filloj të mendoj a jam unë e denjë për të, a jam mjaftueshëm e mirë për të?

Është një nga pasiguritë e mia të mëdha. Ashtu siç mendoj a jam një nënë mjaftueshëm e mirë ashtu mendoj edhe në raport me djalin tënd. Më duket sikur ai tek unë ka gjetur më pak se ç’meriton.

Dhe në këto momente kur mendoj veten si bashkëshorte dhe si nënë, më kujtohesh ti.

Unë tani shoh netët e tua pa gjumë dhe ditët e pafundme.

Shoh vështirësitë e tua ekonomike.

Shoh vazot e mëdha me perime të konservuara.

Shoh ndjenjën tënde të fajit.

Shoh netët që ke kaluar zgjuar duke menduar a je mjaftueshëm e mirë si nëna e tij.

Unë i shoh të gjitha, sepse tani edhe unë vetë po i ndiej të gjitha këto.

Unë shoh buzëqeshjet dhe gëzimet, kujtimet dhe thesaret, orët, ditët dhe vitet që investove  në rritjen e tij dhe formimin e një njeriu të sigurt.

Unë shoh ëndrrat dhe agonitë e tua.

Shoh shpresat dhe frikën tënde.

Të shoh lotët dhe dyshimet.

I shoh të gjitha tani, çdo ditë dhe natë, sepse jam duke i jetuar edhe vetë.

I dëgjoj lutjet e tua, sepse edhe unë jam duke u lutur.

Dhe dua të falënderoj për gjithçka.

Dua të them se nëse edhe ti ke pasur pasiguri nëse nuk ke qenë mjaftueshëm e mirë, ti ke qenë! Ke rritur një njeri të mrekullueshëm që unë dhe fëmijët e mi e duam më shumë se çdo gjë në botë.

Faleminderit për atë që unë e quaj dashurinë time!

Lexo edhe: 5 gjera qe duhet t’i thoni vjehrres per te patur nje marredhenie me te mire






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X