Nuk do të harroni t’i merrni dhe janë shumë efektive, shpiken pilulat kontraceptive në formë bizhuterie

0 0

Nëse e keni zakon që të harroni të pini pilulat kontraceptive nga goja, atëherë tregohuni të vëmendshme. Shkencëtarët mendojnë se mund të kenë gjetur një zgjidhje, pasi një lloj i ri i kontraceptivëve – në formën e bizhuterive – është krijuar.

Këto kontraceptivë kanë formën e vathëve që vendosen në vesh.

Vathët janë të mbushura me hormone sintetike të cilat absorbohen përmes lëkurës nga veshi i femrës në gjakun e saj.

Hormonet janë të ngjashme me ato që gjenden në për pilulat kontraceptive që merren gjerësisht, dhe funksionojnë në të njëjtën mënyrë, por nuk ka më rrezik se do të harroni të pini kontraceptivin tuaj.

Forma e re e kontracepsionit është publikuar në një botim të kohëve të fundit në “Journal of Controlled Release”, nga kimistë të Institutit Gjeorgjian të Teknologjisë. Ky zbulim vjen pasi midis grave ishte vënë re një problem i përbashkët që ishte harresa e marrjes së kontraceptivëve.

“Kjo është bërë për hormonet kontraceptive, të cilat sigurojnë pothuajse në mënyrë perfekte parandalimin e shtatzënisë nëse përdoren siç duhet, por përdorimi tipik zakonisht dështon”, shkruajtën shkencëtarët.

“Për të rritur përdorimin e duhur të ilaçeve, ne krijuam këtë mënyrë të re të stolive kontraceptive”.

Ndërsa është raportuar se testet me vathët kontracetivë janë shumë efektive, akoma nuk dihet se kur ato do të dalin dhe do të shiten nëpër farmaci.

Në Britaninë e Madhe në një raport të fundit të publikuar u zbulua se një milion gra i përdornin gabimisht pilulat kontraceptive dhe vuanin nga efekte të padëshiruara anësore. Nuk dihet se sa mund të jetë numri i grave që i përdorin dhe i përdorin gabimisht në Shqipëri, pasi këtu janë të rralla studimet për çështje të tilla.

Lexo edhe: A eshte normale gjakderdhja pas rifillimit te kontraceptiveve?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X