Një nënë paralajmëron prindërit që të mos i lejojnë fëmijët të hanë kokoshka

0 0

 

“Mendohuni dy herë përpara se t’i jepni kokoshka fëmijëve tuaj”.

Ky është mesazhi i një nëne amerikane, e cila për pak përjetoi tragjedinë më të madhe, atë të humbjes së fëmijës.

Disa ditë më parë, djali i saj i cili sapo kishte ngrënë kokoshka, kishte shfaqur një kollë që nuk e kishte më parë. Në të vërtetë, kolla nuk dukej si një shqetësim serioz, ndoshta një e ftohur e zakonshme. Ai dukej plotësisht mirë, deri të nesërmen kur kolla nuk ndaloi dhe shfaqi temepraturë të lartë.

Nëna i besoi instinktit të saj për të çuar të birin në spital, ku mori vesh të vërtetën e frikshme.

Duke ngrënë kokoshka, djali kishte thithur një prej tyre në rrugët e frymëmarrjes, gjë që e bllokoi gati për vdekje, nëse nuk do të kishte shkuar në spital.

“Trupi e njohu atë si një objekt të huaj dhe vendosi xhepa përreth saj. Të gjitha inflamacionet e bënin atë të zhvillonte pneumoni në mushkërinë e majtë “.

Pas dy operacioneve, mjekët ishin në gjendje të hiqnin të gjashtë copat nga mushkëritë e djalit, i cili tani po rikuperohet nga ajo që kaloi.

“Po të mos kisha besuar instinktin tim për ta sjellë në spital, rezultati nuk do të kishte qenë i mirë”, shkruan nëna në facebook. “Ne jemi kaq shumë mirënjohës që  vogëlushi ynë u bë mirë. E gjithë kjo nga kokoshkat, të cilat i kemi ngrënë rregullisht në shtëpinë tonë “.

Sipas nënës së djalit, mjekët këshilluan që fëmijëve nën 5 vjeç nuk duhet t’u japim kokoshka sepse rrezikojnë të mbyten.

Lexo edhe: Kokoshka dhe patate te skuqura ne shtatzani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X