Një nënë mund të ushqejë me gji ku të dojë fëmija i saj

0 0

 

Në një botë të përsosur, një nënë gjidhënëse me fëmijën e saj në publik, nëse do t’i duhej ta ushqente, duhet të zgjidhte mes një stoli ku të ulej e t’i jepte gji fëmijës ose mes dhomës dedikuar pikërisht këtij procesi.

Por kur aktorja Amerika Ferrara po vizitonte një muze me djalin e saj pak më shumë se një muajsh, nuk gjeti as njërën as tjetrën, kur erdhi koha për të ushqyer të voglin e saj.

“Mendova se do të kishte një dhomë të posaçme ku të ushqeja fëmijën në muze, por nuk e gjeta një të tillë.

Atëherë si mund ta ushqeja djalin tim 6-javësh?

Në atë moment pashë një kafene aty pranë dhe mendova se ishte e vetmja zgjidhje që të shkoja atje për t’i dhënë qumësht”.

Por, kur shkoi në kafenenë pranë muzeut, ajo mori shumë komente negative nga të pranishmit. Të gjithë po e paragjykonin për zgjedhjen e saj, ndërkohë që ajo nuk kishte asnjë mundësi tjetër për të ushqyer fëmijën e uritur.

Kjo është përvoja e Ferrarës, por zëdhënësi i muzeut është shprehur se aty gjendet një dhomë dedikuar nënave gjdhënëse, të cilën për fat të keq aktorja nuk e ka gjetur dot.

Megjithatë, çështja nuk është tek politikat e muzeut në fjalë, por tek mbështetja që duhet t’i jepet një nëne e cila ushqen fëmijën me qumësht gjiri. Situata kur një nënë diskrimonohet për një arsye kaq natyrore, duhet të ndryshojë. Një nënë ka të drejtë të plotësojë nevojat e fëmijës së saj kudo që ajo ndodhet, madje edhe në kafene apo muze. Dhe personat e pranishëm duhet të jenë më solidarë e mbështetës.

Nëse ata kanë të drejtën të ushqehen e të pijnë në një lokal, këtë të drejtë e ka edhe një foshnje.

Lexo edhe: “Nuk lejohet gjidhenia ne kete dhome” vendimi i nenes se re ne maternitet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X