Nje femije qe merr dashuri eshte me inteligjent

0 0

Të gjithë fëmijët gjenetikisht janë programuar të zhvillojnë inteligjencën e tyre, kjo duket në gëzimin që ata shprehin gjatë veprimtarive së të mësuarit që gjatë vitit të parë të jetës. Prindërit mund të japin një ndihmë të madhe në këtë aspekt.
Besimi e bën fëmijën të mësojë më shpejt
Besimi është fjala magjike e cila do të ketë një ndikim shumë të madh në aftësitë e fëmijës për të mësuar. Dëshira për të mësuar gjëra të reja lind bashkë me fëmijën, dhe një faktor që do të ndikojë shumë pozitivisht në këtë aspekt do të jetë afërsia që prindërit do t’i japin fëmijës, i cili do të ndihet më i mbrojtur dhe më i sigurt. Truri i fëmijës punon më mirë nëse ai është i qetë, për pasojë informacioni do të asimiohet më me lehtësi, krahasuar me një gjendje stresi dhe frike.
“Fëmijët të cilët shqetësohen për faktin se janë vetëm dhe pa mbrojtje kanë aftësi më të vogla në të mësuarit e gjërave të reja”, shprhet Heinz Brisch, studiues ne universitetin e Monaco di Baviera.
Një lidhje e fortë me nënën dhe babain
Gjatë 12 muajve të parë të jetës është shumë e rëndësishme që midis prindërve dhe fëmijës të krijohet një marrëdhënie e fortë. Si mund ta bëjmë këtë? Fëmija duhet të ndjejë që prindërit e kuptojnë, dhe për këtë arsye ata duhet të përpiqen të kënaqin dëshirat e tij, praktikisht ta ushqejnë, t’i falin ngrohtësi, dashuri dhe stimuj. Lidhja stabilizohet nga një kontakt i vazhdueshëm fizik, viziv dhe dialogues. Fëmija ka nevojë të shikojë shpesh buzëqeshjen e prindërve, sidomos në momentet që vihet re një progres i bërë nga ana e tij.
Të mësuarit pa stres
Duke filluar që nga lindja, qelizat nervore të fëmijës asimilojnë të gjitha sinjalet dhe informacionet që i transmetohen. Këto sinjale zbatohen nga truri, stabilizohen lidhjet, ndërtohen pikat e shkëmbimit të informacionit (sinapset) dhe modeli i krijuar i lejon fëmijës të identifikojë rregullat si edhe të nxjerrë konkluzione logjike dhe për pasojë të veprojë. Me rritjen e fëmijës këto modele bëhen më të qëndrueshme. Në çdo hap të zhvillimit të fëmijës krijohen lidhje të reja, dhe që të ndodhë kjo fëmija ka nevojë për qetësi dhe stimuj.
Është e rëndësishme të eksperimentohet
Bota është një laborator i madh dhe fëmijët janë shumë kuriozë ndaj saj. Ata i tregojnë nënës dhe babait për atë çfarë janë të intëresuar, dhe kjo shprehet duke filluar që nga muaji i 5-të, gjatë së cilit fëmija fillon të tregojë me dorë drejt diçkaje që kërkon, fillon të qeshi me dikë që njeh etj.
Nga muaji i 9-të fëmija fillon të kërkojë me sy aprovimin e prindërve për diçka që është duke bërë duke ndaluar nëse shohin shenja mos aprovimi nga ana e tyre. Gjatë vitit të parë të jetës ata mësojnë shumë shpejt pasi truri i tyre në këtë periudhë është 3 herë më i madh se në momentin e lindjes. Njohuritë e marra do të jenë baza e zhvillimit të mëvonshëm mendor. Imazhi i prindërve do ta ndihmojë fëmijën të fitojë pavarësinë e tij dhe të përballet më i sigurt me botën që e rrethon.

Lexoni dhe: Si ndikon peshku për inteligjencën e fëmijëve?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X