Ngjyra dhe modele për brunet

0 0

Nëse mendoni se flokët në ngjyrë të errët nuk kanë shumë mundësi për të eksploruar me ngjyra dhe modele, e keni gabim.

Disa ide si mund të ndryshoni pamjen tuaj nëse keni flokë të errët:

Dritëhije të theksuara

Shtimi i ngjyrës bjonde vetëm në disa fije floku mund të ndryshojë tërësisht pamjen tuaj. Fijet duhet të vijnë në mënyrë të natyrshme nga njëra-tjetra, pa e bërë shumë të theksuar dallimin mes pjesës brune dhe bjonde të flokëve.

brown hair

Ombre kafe

Kjo shkrirje e mbytur nuk është gjë tjetër veçse një hije unike mes kafes dhe bjondes, për të çelur pjesën e zezë të kurorës së flokëve.

brunette hair

Rozë e zbehtë

Nëse e dini që flokët tuaj tentojnë të marrin ngjyrë portokalli kur iu del boja, atëherë provoni këtë nuancë të lehtë të rozës, par t’u dhënë dritë dhe jetë.

floket 3

E kuqe e ngrohtë

Nëse ideja e kthimit të flokëve nga të zeza në bjonde ju tmerron provoni një të kuqe, jo shumë të ndezur, por që afron deri diku me ngjyrën e patëllxhanit. Kjo ngjyrë u jep flokëve shumë shkëlqim.

floket 4

Ombre gri

Nuk është e nevojshme të bëheni bjonde për të bërë një ndryshim në pamjen tuaj. Kjo ngjyrë do t’ju çelë ngjyrën e flokëve dhe mbi të gjitha i mban ato të shëndetshme.

floket 5

Fundet me ngjyra

Nëse ju pëlqen pamja e flokëve të errëta, pothuajse të zeza, por dëshironi të keni pak ngjyrë në flokët tuaja, ngjyrosja e bishtave është zgjidhja ideale.

floket 6

Ombre klasike

Ky model ju kursen stresin kur të rriten floket e t’ju dalë rrënja. Mund t’i mbani sa të dëshironi pa i lyer.

floket 7

Ngjyrë çokollatë

Kjo është një mënyrë e mirë për të filluar çeljen e ngjyrës suaj të errët.

floket 8

Ylber i fshehur

Mund të bëni fije disangjyrëshe në flokët tuaj në shtresën e brendshme të tyre. Kjo do të thotë që pjesa e dukshme të jetë në ngjyrën e natyrshme, dhe pjesa e lyer të evidentohet vetëm kur të doni ju përmes ndonjë modeli specifik të kapjes.

floket 9

Përzierje rozë

Kjo ngjyrë kombinon mirë me brunet natyrale.

floket 10

Lexo edhe: Modele flokesh per evente te vecante






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X