Nga udhëtimet tek rrezet e diellit, këto janë gjërat që ndikojnë në pamjen e foshnjës suaj të palindur

0 0

Pyetja kryesore për çdo nënë është e qartë: Si do të duket fëmija im kur të lindë? Faktorët që luajnë një rol në përcaktimin e paraqitjes së foshnjës hyjnë në lojë shumë kohë para se ai / ajo të vijë në jetë. Ndonjëherë madje edhe para se ai të krijohet në barkun tuaj. Natyrisht, prindërit kanë rolin më të madh kur bëhet fjalë për pamjen e bebit. Por ka gjëra të tjera përveç ADN-së që ndikojnë në mënyrën se si do të duket ai.

Ja cilat janë ato:

1.Roli i AND-së. Siç e thamë më sipër AND-ja luan një rol kyç kur vjen fjala për pamjen e foshnjës. Të dy gjenet e prindërve kontibuojnë në formimin e pamjes së bebit në bark. Pra në thelb, bebi do të jetë një kombinim i ju të dyve.

2.Alkooli në shtatzëni. Ka një rol drastik në fakt pasi nëse një grua shtatzënë pi shumë alkool, ajo mund të vuajë nga sindroma e alkoolit të fetusit. Kjo mund të bëjë që foshnja të ketë një pamje unike të fytyrës, siç mund të jenë sytë jashtëzakonisht shumë të vegjël apo buzët shumë të holla.

3.Ndërtimi “murit mbrojtës” për foshnjën. Acidi folik konsiderohet shumë i rëndësishëm gjatë shtatzënisë, pasi ndihmon në formimin e shpinës së foshnjës. Në fakt, mungesa e tij mund të shkaktojë çrregullime në shpinë.

4.Rutina e udhëtimeve. Udhëtimet gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë potencialisht në pamjen e një fëmije. Udhëtimet e shpeshta me avion mund të ekspozojnë fetusin në zhvillim ndaj rrezatimit, i cili është i njohur si i dëmshëm për të vegjlit. Dhe, kjo mund të ndikojë edhe në pamjen e tij / saj.

5.Gjenet komplekse. Nëse ju dhe partneri juaj keni tipare fytyre të përziera, atëherë fëmija juaj mund të lindë me një ngjyrë të ndryshme të lëkurës. Ju me siguri e keni vënë re se prindërit me lëkurë të zbehtë lindin fëmijë me lëkurë të zbehtë dhe prindërit me lëkurë të errët lindin fëmijë me lëkurë të errët. Sigurisht që nuk është rastësi. Por, nuk është vetëm një gjen, por një kombinim i gjeneve të ndryshëm që ndikojnë në tonin e lëkurës.

6.Çështjet e fitnesit. Të dyja zakonet si ato të shëndetshme edhe ato jo të shëndetshme mund të ndikojnë tek foshnja. Pra, zakonet tuaja fizike dhe ushqimore mund të bëjnë ndryshime në pamjen e foshnjës. Për shembull, nëse nëna është obeze, fëmija mund të jetë gjithashtu obez. Nuk ka rëndësi nëse nuk keni qenë aktive gjatë gjithë kohës. Ushtrimet e mbikëqyrura gjatë shtatzënisë mund të ndihmojnë në zbutjen e efekteve të peshës suaj.

7.Konsumimi i kafeinës. Përpiquni ta shmangni kafenë gjatë shtatzënisë tuaj. Kjo pasi ajo mund të ketë ndikim në madhësinë e fëmijës tuaj në kohën e lindjes së tij / saj. Foshnja mund të lindë më e vogël dhe më e dobët se normalisht. Pra, bëni një përpjekje për të hequr këtë varësi nga kafeja gjatë kësaj faze.

8.Qëndrimi në diell. Të gjithë e dimë rëndësinë e diellit dhe Vitaminës D në jetën tonë. Së paku, për disa orë çdo ditë. Qëndrimi i pamjaftueshëm në diell mund të rezultojë në një fëmijë të lindur me peshë më të ulët në lindje. Pra, përpiquni të siguroheni që të merrni një sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine gjatë shtatzënisë.

Lexo edhe: Femija meson gjuhen ametare qe ne barkun e nenes

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X