Nëse nëna pi duhan në shtatzani, fëmija mund të lindë me problem të lëkurës

0 1

Nëse nënat e ardhshme pijnë duhan gjatë shtatzanisë, fëmijët e tyre kanë më shumë gjasa të vuajnë nga psoriasis në fëmijëri. Kjo përcaktohet nga një studim i publikuar në Gazetën e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, sipas të cilit foshnjat e lindura tek gratë që nuk e kishin braktisur zakonin e duhanpirjes gjatë shtatzanisë, regjistruan një rritje prej 40% të rrezikut të zhvillimit të psoriasisit në fëmijëri.

Studimi danez me mbi 26 mijë fëmijë

Hulumtimi, i kryer nga Universiteti i Kopenhagës me mbi afro 26,000 fëmijë, zbuloi se rreziku i zhvillimit të kësaj sëmundjeje autoimune të lëkurës rritet proporcionalisht me numrin e cigareve të pira gjatë shtatëzanisë: te gratë shtatzëna që pijnë 16 ose më shumë cigare, rreziku që fëmijët e tyre të zhvillojnë psoriasis në fëmijëri është pothuajse 300% më shumë.

Cigare dhe produkte zëvendësimi të nikotinës

Për të vlerësuar ndikimin e ekspozimit të fëmijës së palindur ndaj pirjes së duhanit të nënës gjatë shtatzanisë, studiuesit ekzaminuan të dhëna të mbledhura në shkallë vendi për gratë shtatzëna të regjistruar për një studim afatgjatë midis viteve 1996 dhe 2002, duke përfshirë një total prej më shumë se 100 mijë grave shtatzëna. Studiuesit pastaj ekzaminuan zakonin e konsumimit të cigareve dhe produkteve të zëvendësimit të nikotinës në periudha të ndryshme: në periudhën para lindjes, në fëmijërinë e hershme dhe kur fëmijët ishin 11 vjeç.

Duhanpirja, një faktor rreziku për psoriasis

Studimi, zbuloi se fëmijët e lindur nga nënat që pinin duhan gjatë shtatëzanisë kishin 1.39 herë më shumë të ngjarë të zhvillonin psoriasis në fëmijëri sesa fëmijët e nënave që nuk pinin duhan. Siç shpjegon autori kryesor i studimit, Jonathan Groot, “studimi ynë sugjeron që tymi i duhanit mund të jetë një faktor rreziku për zhvillimin e psoriasis, madje edhe për fetuset e ekspozuar ndaj tymit të nënës në bark”. Në këtë rast të fundit, mekanizmi mund të varet nga fakti se është ekspozimi ndaj nikotinës vetë që stimulon proceset biologjike të përfshira në zhvillimin e psoriasis në fetus: studimi ka treguar që nëse nëna e ardhshme pi duhan “fetusi mund të ekspozohet ndaj metabolitëve të duhani në një masë më të madhe brenda mitrës sesa një fëmijë i ekspozuar ‘vetëm’ ndaj duhanit të dorës së dytë, pra duhanpirjes passive,- përfundon studiuesi.

Psoriasis është një sëmundje autoimune, inflamatore dhe kronike, jo ngjitëse e lëkurës. Prek rreth 5% të popullsisë në të gjithë botën.

Lexo edhe: Psoriasis- lidhja me diabetin e tipit 2. Ja si të largohet rreziku






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1000 ditët e para të...

Ekziston një arsye pse çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër, këshillohen t'i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së tyre që nga momenti i konceptimit të një fëmije (me të vërtetë,...

Edhe mjedisi gjatë kohës së...

Alberto Villani, presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), kohët e fundit pohoi rëndësinë e dhënies së vëmendjes së duhur faktorëve mjedisorë të kombinuar me gjenetikën në funksion të konceptimit....

Emocionet pozitive mes nënës dhe...

I mbështjellë brenda mitrës, i qetësuar nga lëvizjet e nënës, i qetësuar nga rrahjet ritmike të zemrës: fetusi është i sigurt dhe i mbrojtur. Ekspertët thonë se: një fëmijë që...

Sa duhet të ecë një...

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X