Nëse partneri juaj nuk zgjohet në kohë, nuk bën gjërat siç duhet, harron datat, oraret etj dhe ju e trajtoni si fëmijë, ju gjithsesi po tregoni mungesë pranueshmërie dhe mungesë respekti ndaj tij. Kjo gjë shaktërrron martesën tuaj dhe duhet të përpiqeni ta ndryshoni.
Sjelljet më të zakonshme që tregojnë mungesë respekti ndaj bashkëshortit si një person i rritur:
- Zgjidhni veshjet e tij.
- Flisni me ton fëmijënor.
- I shërbeni ushqimin, i prisni mishin, e nxisni të hajë fruta dhe perime etj.
- E zgjoni në mëngjes.
- I bëni gati valixhet kur udhëtoni.
- I stiloni flokët.
- Kujtoni gjithçka, orarin e një takimi, orarin e ilaçeve etj.
- Besoni se është detyra juaj të korrigjoni sjelljen e tij.
- Kujdeseni për çdo nevojë të tij.
- Jeni shumë protektive.
- I lini takim me mjekun.
- I blini rroba.
- Plotësoni formularët e tij.
- Mbani gjërat e tij si syzet e diellit, çelësat e makinës, kuletën etj.
Si t’i ndryshoni:
- Bisedoni për gjërat që janë problematike tek ai dhe tek ju.
- Ndërgjegjësohuni për veprimet tuaja.
- Mos e korrigjoni pas çdo veprimi që bën.
- Lëreni të bëjë gabime dhe të përballet vetë me pasojat.
- Krijoni një kalendar për aktivitete familjare dhe shprehni qartë se secili duhet të mbajë përgjegjësitë e tij.
- Mos i flisni me të njëjtin ton si fëmiëjve.
- Pranojeni se partnerit nuk i pëlen ta trajoni si fëmijë.
Lexo edhe: Martesa, na ben te njejte edhe ne shije
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu