Nese do te isha prind i nje femije me autizem

0 1

Cfarë do të bëja nëse do të isha prind i një fëmije me autizëm? Si duhet të organizohet dita në mënyrë që simptomat e shfaqura tek fëmija im të përmirësohen?
“Shkruar nga Stephen M. Edelson, përfundime të dala nga një studim 25 vjeçar i bërë në lidhje me autizmin. Ja si do të vepronte ai nëse kjo sindromë do të kishte prekur fëmijën e tij”.
Tashmë autizmi është pjesë e jetës time. Nuk është vetëm fëmija im, janë edhe shumë fëmijë të tjerë në botë të cilët kanë këtë sindromë si shoqëruese të jetës së tyre. Më duhet të di se autizmi nuk është një rast i pashpresë, ka shumë fëmijë të cilët kanë shfaqur një përmësim të dukshëm të simptomave, por e di se që të ndodhë kjo më duhet të bëj një betejë të fortë dhe të gjatë, ashtu si edhe qindra prindër të tjerë në botë.
Në fillim ky ishte një realitet tronditës për mua, të kuptoja se fëmija im ishte autik. Unë, ashtu si edhe çdo prind tjetër që i duhet të përballet çdo ditë me këtë sindromë, duhet të dijë se çdo fëmijë autik është unik, dhe për pasojë një trajtim që mund të funksionojë për një fëmijë, për një tjetër mund të rezultojë pa efekt, dhe më keq akoma të përkeqësojë situatën.
Ashtu si edhe unë me fëmijën tim, çdo prind i një fëmije autik duhet të ketë një ide të qartë për mënyrën si mund ta ndihmojë fëmijën e tij. Cfarë duhet të bëj unë? Cfarë duhet të bësh ti? Cfarë duhet të bëjmë të gjithë ne për të ndihmuar fëijët tanë?
Le të krijojmë një plan veprimi
Ka disa mënyra ndërveprimi të cilat duhet të fillohen sa më parë të jetë e mundur. Hapi i parë është ndërhyrja mjekësore, pra fillimisht duhet bërë diagnostikimi i ndonjë problemi të mundshëm shëndetësor tek fëmija. Këto probleme mund të kërkojnë nevojën e marrjes së vitaminave dhe mineraleve si për shembull të vitaminës B6, magnezit, Vitaminës A dhe C etj. Duhet bërë vlerësimi i problemeve shëndetësore si problemet gastro-intestinale për shembull candida, infeksione virale etj, nivelet e larta të metaleve të rënda dhe helmeve të tjera si për shembull mërkuri dhe plumbi, duhet parë nëse fëmija është alergjik ndaj një ushqimi të caktuar, etj. Pjesa më e madhe e fëmijëve kanë një ose më shumë nga problemet e paraqitura më lart. Çdo prind i një fëmije me autizëm duhet të kujdeset që dieta e tij ushimore të mos përmbajë gluten dhe kaseinë.
Nëse fëmija flet shumë pak ose aspak çdo prind duhet t’i bëjë një analizë për të vërtetuar nëse fëmija mund të ketë në të ardhmen kriza epilepsie, të cilat mund të “godasin” procesin e të folurit. Një elektroencefalogramë do të maste aktivitetin cerebral duke sinjalizuar për një aktivitet epileptik tek fëmija. Nëse kjo do të nxirrte në pah prezencën e një krize epileptike, duhet të përdoren suplemente shtesë jo toksike të cilat kurojnë epilepsinë, si për shembull vitamina B6 dhe DMG. Hapi i rradhës duhet t’i përmbahet kryerjes së ushtrimeve specifike të cilat ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e simptomave të autizmit. Hapi i tretë duhet t’i përmbahet ndërhyrjes në aspektin sensorial. Shumë fëmijë me autizëm, vuajnë nga problemet sensoriale, të cilat mund të përfshijnë problemet e dëgjimit (ndjeshmëri e lartë ndaj zhurmave, shurdhim i dukshëm), rezistencë ndaj disa lëvizjeve specifike si për shembull notit, si edhe probleme me shqisën e shijimit. Ekzistojnë disa ndërhyrje që mund të bëhen për të përmirësuar ose eleminuar shumë nga këto probleme si për shembull ato të lidhura me dëgjimin, shikimin etj. Këto tre hapa do të ndihmojnë në përmirësimin e simptomave të autizmit. Vihet re se individët me autizëm ndihen më të motivuar në lidhje me të mësuarin në momentin që janë kuruar problemet e tyre shëndetësore dhe sensoriale. Fëmija mund të shfaqë përmirësime edhe pas përfundimit të vetëm një hapi, por përmbushja e të trejave mund të japë rezultate vërtet befasuese.
Çfarë mund të bëjmë tjetër?
Ju mund të praktikoni tek fëmija juaj edhe mënyrën e të mësuarit nëpërmjet pamjeve, gjuhës së shenjave, pra të mësuarit me anën e pamjeve vizive.
Çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë jo
1. Para se të filloni të përdorni një trajtim tjetër duhet të kenë kaluar rreth 2 muaj nga i pari. Kjo mënyrë e të vepruarit do t’ju ndihmojë të kuptoni cili është trajtimi përgjegjës për ndryshimet pozitive dhe negative tek fëmija. Nëse e shikoni se fëmija reagon mirë që në javët e para pas fillimit të një trajtimi të caktuar, mund të kaloni menjëherë në hapin e rradhës që përmban ai trajtim.
2. Përpiquni të bëni 1 ose 2 herë në muaj një test vlerësues së gjendjes së fëmijës para se të filloni trajtimin, duke e bërë atë çdo muaj pasi e keni filluar trajtimin. Kjo do të shërbejë si një tregues i ecurisë së trajtimit në fjalë.
3. Nëse do të filloni një trajtim të ri përpiquni të mos e ndani këtë me personat që i qëndrojnë afër fëmijës si për shembull mësuesja e tij etj, duke evituar gjithashtu pyetje të tilla si “si duket djali/vajza ime? Ka ndonjë përmirësim”? Duhet të keni parasysh se vlerësimet spontane janë gjithnjë e më shumë objektive dhe nëse ata do të shikonin ndonjë ndryshim tek fëmija do t’jua thoshin pa qënë nevoja që ju t’i pyesni.
4. I kërkoni personave tuaj të afërm (2-3 personave) që të mbajnë shënim ndryshimet që vërejnë tek fëmija juaj pas fillimit të trajtimit të ri. Në fund i krahasoni dhe shihni nëse kanë vënë re të njëjtat përmirësime.
5. Përpiquni të mbani shënin të gjitha gjërat e cuditshme që vini re tek fëmija juaj. Kjo do mund të ndihmojë në zbulimin e efekteve që trajtimi po jep tek fëmija juaj.
Para se të filloni një trajtim të ri, përpiquni të siguroheni që ai ka më shumë se 10 vjet që përdoret dhe ka vlerësime mjaft pozitive. Për shembull, trajtimi “Ritalin”, është nja nga trajtimet më të shpeshta që udhëzohet të kryhet për autizmin, por ende nuk kemi lexuar asnjë studim që vërteton efikasitetin e tij. Përpiquni që para se të filloni trajtimin e ri, të mësoni sa më shumë gjëra rreth tij.
Problemet familjare
Rritja një fëmije me autizëm mund të jetë një eksperiencë shumë e lodhshme dhe stresuese për të gjithë familjen. Fëmijët e tjerë shpesh ndihen të lënë pas dore për shkak të vëmendjes që prindërit i kushtojnë fëmijës me autizëm. Njihen shumë raste të familjeve që largohen nga miqtë e tyre dhe mbyllen brenda problemit të fëmijës. Përpiquni të ndërgjegjësoheni në lidhje me efektet negative që kjo sindromë mund të sjellë në jetën tuaj, për të evituar sa më shumë të jetë e mundur prishjen e marrëdhënieve me personat që ju rrethojnë.
Konkluzione
Nëse do të isha prindi i një fëmije me autizëm, do të përpiqesha të organizoja të gjitha rezultatet e testeve dhe analizave në një dosje, duke u përpjekur që në çdo takim që do të kishim me mjekun e fëmijës t’i paraqisja edhe informacionet që do të gjeja në burime të ndryshme. Kjo nuk duhet të nënkuptojë se ju duhet të udhëzoni atë si duhet të procedojë me terapinë, por do ta informoni në lidhje me përfundimet e nxjerra nga studimet dhe kërkimet e bëra kohët e fundit, në mënyrë që ai të njihej me trajtimet e reja që kanë dalë nga këto studime.
Dhe mbi të gjitha, nëse do të isha prind i një fëmije me autizëm do të hiqja dorë nga ata mjekë që më thonë se autizmi është një rast i pashpresë!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X