“Nënat ndikojnë në imunitetin e fëmijëve”, ja pse është kaq i rëndësishëm për vaksinat ky studim i fundit

0 0

Mbrojtja dhe imuniteti që kalon nëpërmjet qumështit të nënës mund të zgjasë për vite me radhë, sipas shkencëtarëve.

Testet e fundit tek minjtë kanë treguar se nënat që ishin shëruar nga një infeksion mund ta kalonin imunitetin e tyre nëpërmjet qumështit të gjirit me efekte afatgjata.

Megjithatë shkencëtarët nuk e pohuan se ky zbulim mund të jetë një zëvendësim për disa lloje vaksinash, por thanë se studimi mund të jetë i rëndësishëm për të përmirësuar vaksinat në të ardhmen,

Studiuesit në Universitetin e Cape Town në Afrikën e Jugut thanë se imuniteti kalohej nga nëna tek fëmija në qeliza të ndryshme, më shumë sesa pritej. Rezistenca kundër sëmundjeve u kalua përmes qelizave të bardha të gjakut dhe jo tek antitrupat – proteina kundër baktereve dhe viruseve – siç besohej më parë.

Dhe ndërsa imuniteti mendohej se zgjaste vetëm për periudhën e dhënies së gjirit për të mbrojtur të sapolindurit, përfitimet zgjasin për shumë vite të tjera, tregoi studimi tek minjtë.

“Kjo është e mrekullueshme dhe shton një dimension të ri për të kuptuar se si një nënë mund të ndikojë në shëndetin tone”, thanë studiuesit.

Megjithatë nuk dihet nëse efekti mund të jetë i njëjtë edhe tek njerëzit.

Shërbimi shëndetësor tha se ushqyerja me gji mund të zvogëlojë rrezikun e foshnjës për infeksione, diarre dhe vjellje, leuçemi ose sëmundje të zemrës kur fëmija rritet.

Ushqyerja me gji nuk mund të zëvendësonte vaksinat, sepse për këtë do të duhej që nëna të ishte prekur dhe të shërohej nga të gjitha sëmundjet për të cilat bëhet vaksina.

Ky studim tregon se ekspozimi i nënës ndaj një infeksioni mund të ndryshojë përgjithmonë imunitetin e pasardhësve.

Aktualisht, vaksinimi i nënave është shumë i rëndësishëm në rritjen e mbrojtjes nga infeksioni tek të sapolindurit, megjithatë kjo mbrojtje konsiderohet e përkohshme.

Efekti i imunitetit, thonë studiuesit, mund të zgjasë edhe për gjithë jetën, dhe kjo do të çonte në hartimin e vaksinave të reja që do t’i mundësohen nënës për të transferuar imunitetin afatgjatë tek fëmijët e saj.

Hulumtimi u botua në revistën Science Advances.

Lexo edhe: Si ndikon kontakti me kafshet ne imunitetin e femijeve?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X