Nëna, për këto gjëra në lidhje me prindërimin nuk duhet të ndiheni fajtore !

0 0

Të gjitha e dimë se pavarësisht se është ndjenjë shumë e bukur, prindërimi nuk është aspak i lehtë. Kur mëson se do të bëhesh prind fillon të lexosh gjithë udhëzuesit e mundshëm se si të rritësh një fëmijë model, ndërsa lodrat thyhen nga ana tjetër, rrobat lagen dhe fëmija juaj bërtet në sfond pa arsye.

Fëmijët nuk vijnë me një manual udhëzimi dhe pjesë të këshillave prindërore kundërshtuese do të dalin nga çdo kënd, kështu që, sigurisht, do të jeni të hutuara për çështje të caktuara.

Por ka disa gjëra për të cilat nuk duhet të ndiheni aspak fajtore si nënë dhe si prind:

  1. Të jesh prind që punon jashtë shtëpisë. Kjo vlen më shumë për nënat sepse për baballarët supozohet që për një pjesë të madhe të familjeve janë ata që sigurojnë të ardhurat kryesore në shtëpi. Por nëse jeni duke punuar nuk duhet të ndiheni keq pasi edhe ju thjesht po kontribuoni në të ardhurat e familjes, duke e vënë shkollimin tuaj në funksion të punës dhe duke u bërë shembull për fëmijët.
  1. Nëse nuk jeni në gjendje t’i jepni fëmijës suaj gjithçka që kanë shokët e tij. Si prind, ne jemi të sigurt që tashmë po i sigurojmë fëmijës arsim cilësor, ushqim të shëndetshëm, stërvitje në aktivitete jashtëshkollore – gjërat që një prind duhet të ofrojë. Por nëse ju do të përpiqeni të plotësoni të gjitha dëshirat materiale të fëmijës suaj ose ta krahasoni atë që po i jepni ju me ato që kanë shokët e tij, ju do ta gjeni veten të shkatërruar nga faji. Kjo është një barrë e panevojshme që mbani. Në fakt, duke i dhënë fëmijës suaj gjithçka që ai kërkon, nuk do t’i jepni atij mësime shumë të vlefshme. Ju mund të përfundoni duke e bërë fëmijën tuaj materialist.
  1. Nëse herë pas here i bërtisni fëmijës suaj. Nëse fëmija juaj nuk është një “shenjtor absolut”, ai me siguri do t’ju bëjë që ndonjëherë edhe t’i bërtisni. E dimë që kjo nuk është ndjenja më e këndshme dhe shpesh do të ndiheni keq që e keni qortuar fëmijën tuaj të çmuar pak ashpër. Por nëse të bërtiturave u bëni “udhë” dhe çdo gjë e filloni me britma atëherë ka diçka që nuk shkon. Ajo që duhet të bëni është që të shihni nëse reagimi juaj ndaj fëmijës është apo jo efektiv dhe si ndikon tek fëmija. Por nëse në fund rezulton që të keni bërtitur për diçka që fëmija nuk kishte faj, kërkojini falje.
  2. Mos u ndieni keq nëse nuk ia hiqni dot nga dora telefonin. Prindërit e sotëm ndihen të turpëruar nëse i lejojnë fëmijët shumë të shikojn TV apo të luajnë video lojëra. Për disa arsye, sot konsiderohet se çdo grimcë e kohës së lirë gjatë ditës së fëmijës duhet të optimizohet për zhvillimin e tij dhe shikimi i televizorit apo i telefonit mund të dëmtojë intelektin e tij! Ajo që duhet të bëni është që thjesht të mos e lejoni fëmijën të bëhet i varur prej ekranit.
  1. Për sjelljen e gabuar të fëmijës suaj në publik. Në qoftë se fëmija juaj shpërthen në supermarket, sepse ju i thoni atij që të mos marrë një ëmbëlsirë, mos u ndjeni keq. Fëmijët e vegjël sillen keq, dhe ky është një fakt i njohur. Sjelljet e këqija të fëmijës mund të vijnë sepse mund të jetë i lodhur, i uritur etj. Por nëse ai po shkakton probleme me qëllim, ju duhet të krijoni strategji efektive disiplinore. Sigurohuni që ai të kuptojë se veprimet e tij do të kenë pasoja.
  2. Nëse nuk je në gjendje të jesh super-prind. Nëse dikush ju tregon se si arrin të jetë prind ideal, -ju tregon fëmijët e përkryer dhe të sjellshëm me prindërit e tyre të përkryer dhe të sjellshëm, ta dini se thjesht i kapët në ditën e tyre më të mirë.
    Ju jeni prind, por gjithashtu jeni një njeri. Do të ketë ditë që do të doni të qani ose të fajësoni veten pse nuk i zgjidhni gjërat. Keni moment kur do të zhgënjeheni por mos harroni se ju jeni ende, dhe gjithmonë do të jeni, superheroi i fëmijës suaj. Fëmija juaj nuk do ta humbasë gjithë dashurinë dhe respektin për ju nëse ai zbulon se edhe ju mund të dështoni në diçka; Kjo thjesht do t’i mësojë atij se askush nuk është i përsosur.

Lexo edhe: Ajo qe mesova per bashke-prinderimin me ish-in tim

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X