Nëna ndërpret gjidhënien: Më duket sikur po humbas lidhjen me fëmijën

0 0

Ushqyerja me gji mund të jetë e dhimbshme fizikisht; thithkat e irrituara, gjoksi i lënduar dhe dhimbjet e shpinës janë vetëm disa nga efektet anësore. Por përkundër sikletit, akti i ushqyerjes me gji shkakton gjithashtu një vorbull emocionesh, duke lidhur një nënë dhe foshnjën e saj në një mënyrë unike dhe të fuqishme. Tani, një nënë po tregon se sa e vështirë mund të jetë prishja e kësaj lidhjeje të bukur.

Javën e kaluar, blogerja dhe nëna e pesë fëmijëve Brenda Stearns tregon ndjesië që ka përjetuar kur ndërpreu ushqyerjen me gji. Stearns, e cila flet hapur rregullisht në lidhje me përvojat e saj si nënë, postoi një fotografi të sajën duke ushqyer me gji djalin më të vogël.

“Unë mezi po prisja për këtë moment prej kaq shumë kohësh kur më në fund do ta kem gjoksin vetëm për vete”-  shkroi ajo në postimin e saj. “Kam më shumë se 8 vjet që ushqehej me gji pa ndërprerje dhe e kam ëndërruar ditën kur kj odo të ndalonte, kur do mund të vishja gjërat që më pëlqejnë mua, sepse deri tani kam veshur rroba që e bëjnë gjidhënien më të përshtatshme për fëmijët e mi.

Por tani, ideja për të humbur këtë lidhje emocionale është më e frikshme nga sa e imagjinonte.

“Tani nuk jam e sigurt nëse dua ta ndërpres, nuk jam gati. Unë nuk ndihem gati për të mos qenë më e domosdoshme për fëmijën tim”, shkroi ajo. “Nuk e mendoja se do të ishte kaq e vështirë. Si ta kaloj pikëllimin? A bëhet më mirë? Mendova se do të festoj këtë moment të ndërprerjes, por nuk po e festoj, jam e pikëlluar që ky mund të jetë një nga momentet e fundit që do të ushqej me gji”.

Përvoja e Stearns nuk është e pazakontë; postimi i saj mori komente nga nënat e tjera që tregonin se kishin përjetuar ndjenja të ngjashme në lidhje me heqjen dorë nga gjidhënia.

“Unë u ndjeva në të njëjtën mënyrë kur e hoqa fëmijën nga gjiri”,- shkroi një komentuese. “Fajtore, e trishtuar, ndihesha sikur do e humbisja menjëherë. Vetëm ideja më bënte për të qarë. Por sapo e ndërpreva, u ndjeva çuditërisht mirë. Ti do të jesh gjithmonë nëna e tij dhe kjo lidhje do të jetë gjithmonë aty pavarësisht nëse e ushqeni me gji apo jo “.

Emocionet e forta që gratë përjetojnë gjatë ushqyerjes me gji në të vërtetë mbështeten nga shkenca. Prodhimi i të ashtuquajturit “hormon i dashurisë” oksitocina rritet kur një grua ushqen fëmijët me gji. Oksitocina ndihmon në krijimin e një lidhjeje psikologjike më të fortë, më intime midis nënës dhe foshnjës, sipas Shoqatës Amerikane të Shtatzanisë.

Lexo edhe: Ndërprerja e gjirit në një fazë të hershme, çfarë thonë pediatrit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X