Nena dhe femija, rendesia e perrallave

0 0

Sipas konsulentes të fëmijëve Elisabetta Leslie Papacella dëgjimi i përrallave sjell shumë përfitime për fëmijën por edhe për prindin që e tregon. Të rriturit kanë kështu mundësinë të rikthehen edhe njëherë në botën e fëmijërisë duke i dhënë mundësinë fëmijës të zhvillojë aftësinë e mposhtjes së frikës dhe aftësinë e zgjidhjes së problemeve.

Si i ndihmojnë përrallat fëmijët

Ata do të mësojnë të kontrollojnë më mirë emocionet e tyre, dhe shpesh do ta bëjnë këtë duke u bazuar edhe tek personazhet e përrallave, duke imituar ata. Kur një fëmijë dëgjon një përrallë hyn plotësisht në botën e përrallave, vajza është “princesha” dhe djali është “princi”. Të mësuarit e menaxhimit të emocioneve do të jetë aftësia më e madhe që mund të përfitojë fëmija nga përrallat. Gjithashtu personazhet e kafshëve do ta ndihmojnë fëmijën pasi ata e kanë më të thjeshtë të krijojnë një marrëdhënie të mirë me ta edhe nëpërmjet një libri. Pra duke ndjekur ngjarjet që ata bëjnë, fëmija mëson si të qetësohet dhe fokusohet tek diçka tjetër.

Fëmija mëson nga përrallat:

  • Të kenë besim në vetvete, të dialogojnë më mirë, të përdorë më shumë alternativa për të zgjidhur problemet.
  • Fëmija merr shumë stimuj gjatë kohës së leximit. Ai mëson të dëgjojë, përballet me personazhe të reja, shikon imazhe të reja, pra favorizohet zhvillimi njohës.

Në ditët e sotme është shumë e rëndësishme që fëmija të mësojë të kontrollojë xhelozinë, inatin, trishtimin, frikën etj. Ju duhet të lexoni sa më shumë bashkë me fëmijën.

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X