Duket se pluhuri dhe bakteret grumbullohen më lehtë në makinë sesa në tualet. Por kjo ka pasoja negative në shëndetin e fëmijëve. Makinat nuk përfaqësojnë vendin më të pastër për fëmijët. Kjo ndodh sepse kur ata udhëtojnë hanë dhe luajnë duke lënë mbeturina nga të gjitha llojet. Por që makina të mbledhë më shumë baktere sesa tulati të gjithë dyshonin. Megjithatë, ky është rezultat i një studimi të kryer nga një grup studiuesish britanikë nga Universiteti i Birminghamit.
U analizuan 20 makina dhe 20 shtëpi
Studimi u zhvillua në dy hapa të njëpasnjëshme. Së pari, autorët analizuan 20 shtëpi dhe 20 makina që i përkisnin familjeve me fëmijë. Pyetjet ishin të drejtuara në lidhje me përdorimin e mbulesave dhe testeve specifike për të analizuar cilësinë e ajrit dhe numrin e baktereve dhe mikrobeve që janë të dëmshme.
Qëllimi ishte të kuptojmë se cili vend ishte më i ndotur dhe pse ?
Në një moment të dytë, kërkuesit analizuan rezultatet e një studimi të kryer nga një industri e gomave. Në veçanti, ata morën në konsideratë të dhënat në lidhje me perceptimin që shoferët kishin për nivelin e higjienës dhe pastrimit të automjeteve.
Bakteret e rrezikshme mbeten në vend
Analiza e të dhënave tregoi se një nga vendet më të pista është makina, në të cilën ka edhe fëmijë. Në detaje, është parë se ka të pranishme deri në 100 lloje bakteresh në çdo centimetër katror të aksesorëve të makinës. Disa janë mjaft të padëmshme, ndërsa të tjerët janë shumë të rrezikshme, të paktën teorikisht. Mund të shkaktojnë dy lloje infeksionesh. Një infeksion në ushqim dhe nje tjeter efekte të mëdha negative gastrointestinale. Megjithatë tualeti në shtëpi është me i pastër sesa mund të imagjinohet.
Pak shqetësohen për pastrimin
Gjithashtu ekspertët kanë gjetur se shumë shoferë nuk i japin shumë rëndësi pastrimit të makinës. Rreth gjysma e tyre e përdorin atë çdo ditë pa u shqetësuar për pluhurin që ndodhet brenda saj.
1 në 10 anglezë ka pasur ose ka rrezikuar të bëjë aksident për shkak të rrëmujës që ndodhet në makinë. Në vend të kësaj, higjiena duhet të jetë një pikë kyçe për të gjithë ata që kanë një makinë dhe aq më tepër ata që kanë dhe fëmijë. “Pluhuri dhe mikrobet duhet të hiqen sepse janë një rrezik për shëndetin, makina duhet të pastrohet rregullisht brenda dhe jashtë”, tha një ekspert i sigurisë, Mark Griffiths. Për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve, është e rëndësishme që të pastrohet makina të paktën një herë ose dy herë në muaj dhe sa herë që fëmijët kanë konsumuar diçka.
Lexo edhe:Ja pse nuk duhet ti vendosni femijet ne sexholino pa u hequr xhupin
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu