Ardhja në jetë e një fëmijë i jep lumturi familjes, e bën atë edhe më të kompletuar. Duke filluar që në periudhën e shtatzanisë trupi i gruas fillon të pësojë disa ndryshime, të cilat janë të dukshme edhe pas lindjes. Zakonisht pesha është problemi më i madh i gruas, por për këtë na duhet t’ju themi se nuk ekziston ndonjë problem. Mjafton të ushqeheni në mënyrën e duhur si edhe të bëni aktivitet fizik, më pas do të rikuperoni ngadalë.
Por cilat janë ato ndryshime të cilat vazhdojnë të jenë prezente për një kohë të gjatë apo përgjithmonë në trupin e gruas?
- Ai pëson ndryshime të të më mëdha, ai do të arrij volumin më të madh në periudhën e gjidhënies. Pasi shtatzania dhe gjidhënia të kenë përfunduar ai do të shfaqet pak i varur dhe thithat do të ndodhen jo në vendin e tyre të para shtatzanisë. Kjo është një shenjë e mëmësisë që nuk e ndryshoni dot.
- Këto strija mund të ndodhen në trupin tuaj edhe para shtatzanisë por tani bëhen edhe më të theksuara dhe më të shpeshta. Nuk mund të parandalohen apo zhduken, por zbardhen me kalimin e kohës.
- Celuliti. Ashtu si edhe strijat, celuliti shfaqet si një problem për nënat e reja. Mundohuni të pini sa më shumë ujë dhe të bëni aktivitet fizik. Këshillohet ecja dhe jo vrapi.
- Variçet Ato zakonisht shfaqen nga pesha e madhe e gruas në shtatzani dhe shoqërohen me fryrje si edhe rëndesë të kaviljeve. Ky është një tjetër ndryshim midis një gruaje që ka sjellë në jetë një fëmijë dhe asaj që ende nuk e ka bërë.
- Lëkurë e varur. Sidomos lëkura e barkut do të jetë tepër e varur pas lindjes dhe për këtë nuk duhet të ndiheni keq. Barkut tuaj i duhet pak kohë të kthehet në gjendjen e mëparshme dhe ju duhet ta favorizoni këtë duke bërë ushtrime. Nëse ushtroheni mjaftueshëm ky nuk do të jetë më një problem për ju.
Lexoni edhe: Si te rikthejme lekuren e barkut ne formen e meparshme pas lindjes?
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu