Ndjeshmeria ndaj aromave gjate shtatezanise mbron femijen

0 0

Gjatë periudhës së shtatëzanisë nëna e ardhshme bëhet tepër e ndjeshme ndaj aromave, të cilat në të shumtën e rasteve e bëjnë të vështirë jetesën e saj të përditshme, duke qënë se ajo mund të vjellë qoftë duke nuhatur edhe një aromë e cila mund të rezultojë e pakëndëshme për shqisën e të nuhaturit të gruas.

Përse ndodh e gjithë kjo?

Në shtatëzani do të vihet re një rritje e ndjeshmërisë ndaj aromave për shkak të rritjes së volumit të gjakut gjatë qarkullimit, duke bërë që në disa pjesë të organizmit qarkullimi të jetë më i madh. Kjo do të bëjë që funksioni i disa organeve të jetë më efektiv. Sytë dhe hunda janë më të “prekurit” nga ky ndryshim. Krahas kësaj do të kenë një ndikim edhe faktorët hormonalë. Siç e dimë disa aroma mund të jenë helmuese dhe për pasojë mund të dëmtojë shëndetin e fetusit pasi janë thithur. Duke qënë kështu mund të themi se kjo rritje e ndjeshmërisë ndaj aromave mund të shërbejë si një mekanizëm mbrojtës nëpërmjet së cilit nëna mund të kuptojë cila aromë është e dëmshme dhe të largohet prej saj.

Aroma e detergjentëve

Duhet të keni kujdes me pesticidet, insekticidet dhe të gjitha substancat e ngjashme me to, kjo pasi ato mund të shkaktojnë lindje prematurë,  keqformime të lindura apo edhe abort spontan (nëse kontakti me to bëhet në fazën e hershme të shtatëzanisë). Përsa i përket detergjentëve pastrues që ndodhen në shtëpitë tuaja mund të themi se disa prej tyre nuk konsiderohen helmues, ndërsa produktet që përmbajnë klor dhe amoniak duhet të përdoren sa më pak nga gruaja shtatëzanë. Nëse aroma e detergjentëve e shqetëson nënën duhet të përdorë produkte natyrale.

Lexo dhe: 11 ushqimet qe duhen shmangur gjate shtatzanise sipas Health Magazine

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X