Ja cilat janë këshillat e mjekëve për një ndërprerje të gjidhënies pa stres dhe trauma për fëmijën.
Si të ndërpresim gjidhënien?
Të gjitha nënat duhet të dinë se ushqyerja kryesore e fëmijës deri në muajin e 6-të duhet të jetë qumështi i gjirit dhe duhet të jetë pikërisht kjo periudha në të cilën duhet të fillohet edhe ushqyerja me ushqime të ngurta. Megjithatë shumë nëna detyrohen për arsye të ndryshme të ndërpresin ushqyerjen me gji edhe para kësaj periudhe, apo edhe më pas. Por si të ndërpresim gjidhënien pa shkaktuar stres dhe trauma tek fëmija?
Lidhja me nënën
Gjidhënia është një proçes që krijon një lidhje shumë të fortë midis nënës dhe fëmijës dhe për këtë arsye është shumë normale që fëmija dhe nëna të mërziten në momentin që bëhet ndërprerja e gjirit. Ju duhet të konsideroni se ky është një moment rritje qoftë për fëmijën edhe për ju duke e përgatitur atë më shumë për t’u përballur me botën e jashtme. Ndërprerja duhet të jetë graduale për të mirën e të dyve.
Eleminoni një vakt
Është mirë të filloni të eleminoni një vakt, por jo atë të natës së mirë apo të atyre të dhëna gjatë natës. Filloni duke eleminuar vaktin të cilin e konsideroni m tepër si zbrazje të gjirit, i cili nuk është shumë i rëndësishëm për fëmijën. Si fillim duhet të eleminoni maksimumi 2 vakte.
Kur do të normalizohet gjithcka?
Çdo nënë dhe fëmijë është i ndryshëm dhe për pasojë edhe çdo proçes gjidhënie është i ndryshëm, megjithatë mund të duhen rreth 7-10 ditë.
Po nëse duhet të kthehem në punë?
Në këtë rast nëna duhet të përdore një medikament specifik, i cili duhet të përshkruhet nga mjeku.
Ndërkohë, cfarë duhet të bëj me fëmijën?
Qumështin që fëmija nuk e merr nga nëna duhet ta marrë nëpërmjet biberonit, apo ushqimeve të ngurta. Është pse është një proçes i vështirë duhet të jeni e bindur se do t’ja dilni!
Artikuj te ngjashem: Nderprerja e gjirit
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu