Mungesa e hekurit tek femija, ushqimet qe duhet te konsumoje

0 0

Mungesa e hekurit është një shqetësim që haset shumë shpesh tek fëmijët, madje disa studime tregojnë se rreth 80% e fëmijëve të vegjël janë të prekur nga ky shqetësim. Në këtë rast kemi të bëjmë me një problem që nuk duhet nënvlerësuar, kjo pasi hekuri është një substancë shumë e rëndësishme për organizmin e njeriut, dhe kryesisht për atë të fëmijës.

Hekuri, një mineral tepër i vyer për organizmin e fëmijës

Ai luan një rol të rëndësishëm në shumë procese biologjike gjatë rritjes së fëmijës, duke përfshirë nga zhvillimi konjuktiv (njohës) dhe deri tek funksionimi i mirë i sistemit nervor qëndror. Për këtë arsye prindërit duhet të kudesen që fëmija të marrë në sasinë e duhur hekurin.

Disa këshilla të përgjithshme:

  • Mos i jepni fëmijës nën 12 muajsh qumësht lope;
  • E ushqeni fëmijën me gji të paktën për 6-të muajt e parë të jetës;
  • I jepni qumësht në sasinë e duhur fëmijës edhe pas vitit të parë të jetës;
  • E ushqeni fëmijën në mënyrë të rregullt me mish dhe peshk, dy ushqime të pasura me hekur;
  • I jepni fëmijës sa më shumë ushqime të pasura me vitaminë C (agrumet, kiëi, specat, domatet, lakra, brokoli etj) si edhe ushqime të pasura me hekur.

Cilat ushqime duhet të konsumojë fëmija?

Ndër ushqimet më të pasura me hekur duhet të specifikojmë: mishin, bishtajoret, peshkun, kumbullat, rukola, kajsitë, të verdhën e vezës, spinaqin, thjerrëzat etj.

Është e rëndësishme që të konsumohen edhe shumë ushqime të pasura me vitaminë C pasi ato ndihmojnë në përthithjen e mirë të hekurit.

Lexo edhe:

Mungesa e hekurit tek bebet

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X