Nëse nëna ka mundësi mund ta ushqejë fëmijën e saj me gji deri në vitin e dytë të jetës. Deri në muajin e 6-të të jetës fëmija mund të pijë vetëm gji dhe asnjë lëng apo ushqim tjetër. Por dilema e nënave lidhet zakonisht me qumështin që duhet t’i japin fëmijës para vitit të parë të jetës nëse ai nuk ushqehet me qumësht gjiri.
Qumësht formule apo qumësht lope?
Fillimi i hershëm prish ekuilibrin e ushqyerjes së fëmijës
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, nëse fëmija do të pijë qumësht para kohe, do të ketë mangësi në furnizimin me elementët e rëndësishëm për rritjen e shëndetshme të tij. Fëmija ka nevojë për sasi rreth 5 herë më të larta dhe këtë gjë qumështi i lopës nuk ja siguron, gjë që e bën në mënyrë shumë të mirë ai i formulës. Të njëtjtin problem e hasim edhe përsa i përket elementve të tjerë si kalçium, i cili duhet të jetë rreth 4 herë më i lartë se i personave të rritur, e acideve yndyrore gjithashtu, nevoja e të cilave është 3 herë më e lartë.
Qumështi i lopës nuk është alternativa e duhur
Edhe nëse duket se fëmija e toleron mirë, në të vërtetë mund të ketë probleme intestinale (me zorrët). Fëmija nuk duhet të marrë sasi të mëdha proteinash kjo pasi në të kundërt mund të zhvillohen adipocidet, të cilat janë qelizat përgjegjëse për akumulimin e yndyrnave. Kjo gjë favorizon shfaqjen e obezitetit me kalimin e viteve.
Qumështi i formulës është i pasur me proteina, minerale dhe vitamina në nivele të balancuara për moshën e fëmijës. Ai gjithashtu ndryshe nga qumështi i lopës i nënshtrohet një transformimi që i përgjigjet edhe nevojave energjitike të fëmijës.
Lexoni edhe: Cfare qumeshti duhet te pije femija pas vitit te pare te jetes?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu