Muajt e fundit te shtatzanise, mendimet e nje nene

0 0

Lindja e bebit tuaj po afrohet! Nëse tashmë mendoni rreth momentit kur testi ka rezultuar pozitiv nuk do t’ju besohet se më në fund keni arritur në momentin e shumëpritur. Tashmë bebi juaj peshon 2 kg ose më tepër dhe në më të shumtën e kohës është duke shkelmuar. Nëse keni një fëmijë tjetër që ende nuk e kupton arsyen e zmadhimit të barkut tuaj, është momenti i duhur ta vini në dijeni në lidhje me ardhjen në jetë të vëllait/motrës së tij.

Përzgjedhja e emrit

Në këtë kohë ka shumë mundësi që fëmija juaj të ketë një emër në të cilin i drejtoheni por nëse nuk e keni vendosur ende do të ishte mirë ta bënit këtë. Pas lindjes do të keni edhe më pak kohë të bëni kërkime rreth tij.

Përgatitja e sendeve

Jeni në fillim të trimestrit të fundit të shtatëzanisë? Kjo do të ishte koha ideale edhe për të bërë blerje, jeni ende në formë dhe nuk ju janë shfaqur fryrjet në trup që shfaqen zakonisht në muajin e 9. Filloni të blini gradualisht veshjet e bebes si edhe sendet e nevojshme. Nëse jeni në dilemë në lidhje me ngjyrat, mund të zgjidhni ato neutrale.

Shumë më thonë se nuk duhet të blej që tani

Mos mendoni aspak kështu. Duke filluar nga muaji 5-6 ju mund të filloni të bëni blerjet, jo sepse më parë nuk duhet, por sepse tashmë gjinia e fëmijës do të jetë e sigurt. Gjithçka duhet të jetë gati para se ju të hyni në muajin e 9.

Po sikur të më shfaqen zmaliaturat?

Mund të përdorni një vaj bajamesh ose vazelinë megjithatë gjithçka varet nga lëkura juaj, nga elasticiteti i saj. Megjithatë ne mendojmë se ato janë shenja të bukura të mëmësisë!

Si do të lind?

Këtë do ta vendosë trupi jot në momentin e fundit. Nëse nuk keni një patologji që jua pengon, do t’ju këshillonim të lejonit natyrën të bënte punën e saj.

Lexoni edhe: Muaji i 9 i shtatzanisë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X