Mos i thoni kurre nje femije keto fraza!

0 0

Edhe pse në veshët tuaj këto fraza mund të tingëllojnë si diçka e parëndësishme, duhet të dini se për zhvillimin e fëmijës kanë një peshë të madhe! Të bësh rolin e prindit nuk është aspak e lehtë dhe ata që tashmë e kanë provuar, e dinë shumë mirë se për çfarë jemi duke folur, e megjithatë kjo nuk duhet të jetë një justifikim për t’i drejtuar fëmijës disa fjalë të pavend. Ato çfarë ne i themi fëmijës shkojnë shumë thellë brenda tij, qoftë në aspektin pozitiv apo negativ, duke ndikuar në perceptimin që ata kanë ndaj vetes, dhe në disa raste duke minuar vetëvlerësimin e tyre. Atëherë ja çfarë nuk duhet asnjëherë t’i thoni një fëmije, dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për fëmijën tuaj!

  • Sa budalla/i çrregullt/ i ngadaltë je…

Fëmijët e bësojnë verbërisht atë çfarë ju i thoni, sidomos nëse jeni prindi, dhe kjo do të ndikojë në mënyrë direkte në vetëvlerësimin e tyre. Ju mund t’i thoni: “do doja të ishe më i rregullt”, në mënyrë që ai ta kuptojë që mund të jetë më i rregullt.

  • Ti nuk e bën dot, lere se e bëj unë!

Për të njëjtën arsye me atë që kemi përmendur më sipër, fëmija do të besojë vërtet se nuk është i aftë. Kjo frazë do ta bëjë atë të jetë i turpshëm dhe i pasigurt. Ju duhet të pranoni se ai nuk do të bëjë gjithçka mirë që në fillim.

  • Mjaft! Është një budallallëk!

Nuk duhet asnjëherë të nënvlerësoni apo vini në lojë arsyen që e ka mërzitur fëmijën tuaj edhe pse mund të bëhet fjalë për diçka pa rëndësi. Kjo do të ndikojë që ai në të ardhmen të mos ju tregojë as problemet e tij serioze. Ju duhet të fitoni besimin e tij që në fëmijëri duke e mbështetur dhe ngushëlluar në mënyrën e duhur.

Lexoni edhe: Si duhet te jete komunikimi prind-femije?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X