Miratohen për herë të parë lentet e kontaktit për miopinë tek fëmijët midis moshës 8 dhe 12 vjeçare. Dakordësia për t’u përdorur ka ardhur nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Sh.B.A, agjencia qeveritare e SHBA që merret me rregullimin e ushqimit dhe produkteve farmaceutike, të cilat specifikojnë që MiSight – është emri i lenteve të kontaktit që kanë patur “dritën jeshile” për miopinë – dhe jo vetëm që korrigjojnë defektin vizual, por edhe tentojnë ngadalësimin e përparimit e tij. Të buta dhe të disponueshme, ato duhet të hiqen në fund të ditës dhe nuk duhet të përdoren brenda natës.
Jo vetëm miopia
“Këto lente kontakti përfaqësojnë produktin e parë të aprovuar nga FDA që synon të ngadalësojë përparimin e miopisë tek fëmijët, gjë që mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të problemeve të tjera të syve në të ardhmen”, tha Malvina Eydelman, drejtore e zyrës për produkte okulistike e FDA pasi miopia, siç shpjegon FDA në një shënim, “është e zakonshme tek fëmijët dhe ka tendencë të rritet ndërsa plakemi. Nëse një person zhvillon miopi të rëndë tek fëmijët, ai mund të jetë i ndjeshëm ndaj problemeve të tjera të syrit gjatë moshës madhore, si katarakti i hershëm ose shkëputja e retinës”.
Korrigjuese dhe parandaluese
Lentet e reja të kontaktit janë krijuar për t’u vendosur çdo ditë për të korrigjuar miopinë dhe për të ngadalësuar përparimin e miopisë tek fëmijët me sy të shëndetshëm. “Pasi të vendosen në sy, një pjesë e lenteve të kontaktit korrigjon gabimin refraktiv për të përmirësuar shikimin në distancë në sytë miopikë, në të njëjtën mënyrë si funksionon një lente rregulluese standarde – shpjegon FDA në një shënim. Unazat koncentrike periferike në lente përqendrojnë gjithashtu pjesën e dritës përpara retinës: ne besojmë se kjo mund të zvogëlojë stimulin që shkakton përparimin e miopisë”.
Ta dini!
Miopia është ai defekt i shikimit që përfshin vështirësi në shikim nga distanca. Është shkaku më i shpeshtë i dëmtimeve vizuale të korrigjueshme në të gjithë botën.
Lexo edhe: Dy problemet me sytë që telefoni i shkakton fëmijës suaj
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu