Mësuesja i mbyll gojën me ngjitës 10-vjeçares

0 0

 

Nëna e një vajze 10 vjeçare është zemëruar shumë me një ngjarje që i ka ndodhur të bijës në shkollë, në orën e muzikës.

Vajza kishte filluar të qante kur shkoi në shtëpi dhe nëna e shqetësuar e pyeti se ç’kishte ndodhur.

Vajza i tregoi se mësuesja e kishte qortuar se po fliste shumë në orën e muzikës dhe për ta pushuar i kishte mbyllur gojën përpara klasës me ngjitës.

Përveçse i dhimbshëm fizikisht, ky veprim e kishte turpëruar vogëlushen përpara gjithë shokëve e shoqeve të klasës, të cilët kishin filluar të qeshnin me të.

Kjo që kishte ndodhur në klasë e ka shqetësuar tej mase nënën e cila si çdo prind pretendon se fëmija në shkollë është i sigurt dhe po merr dije e edukim.

Shokët e klasës dhe mësuesja janë justifikuar se ngjitësi është përdorur si një mjet qesharak për të krijuar të qeshura në klasë, edhe pse kur ia ka hequr vajzës i ka dalë gjak.

Nëna po e ndjek penalisht këtë çështje.

Po ju a ju kanë raportuar episode të pakëndshme fëmijët nga mësuesit ose edukatoret?

Lexo edhe: I lidhi kembet vogelushes me ngjites, pushohet edukatorja






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X