Otiti prek kryesisht fëmijët e vegjël
Kjo është një sëmundje shumë e shpeshtë për fëmijët e vegjël. Shkakton shumë dhimbje dhe nuk duhet anashkaluar pasi mund të shfaqë komplikime të rrezikshme.
Sinjalet që nuk duhet të anashkaloni tek fëmija
Simptomat e otitit të mesëm janë të ndryshme, dhe kjo në varësi të moshës që ka fëmija.
Nuk duhet të anashkaloni nëse fëmija: Qan papushim, sidomos nëse ndodhet në pozicion shtrirë dhe gjatë natës; prek ose shtyp veshin që i dhemb; ka mungesë oreksi; vjell; është i irrituar; nuk fle gjumë; ka temperaturë (rreth 38.5).
Është shumë e rëndësishme të parandaloni otitin nëpërmjet: Gjidhënies ekskluzive; evitimit të tymit pasiv; largimit të fëmijës nga kopështi ose çerdhja, në momentin që fëmijë të tjerë kanë shfaqur një problem të tillë; mbani shumë pastër hundën e fëmijës nëpërmjet lavazheve nazale me solucion fiziologjik; mos përdorni kunja pambuku veshësh; pastroni veshët e fëmijës me anën e terapive të posacme nëse ai ka arritur moshën e duhur.
Si bëhet diagnostikimi?
Prezenca e një infeksioni në vesh vihet re me anën e një vizite tek mjeku specialist. Në varësi të moshës së fëmijës dhe simptomave që problem shfaq ai bën përshkrimin e një kure me medikamente anti-pirektike ose qetësuese. Prindërit këshillohen të mbajnë nën vëzhgim simptomat për rreth 48-72 rë dhe nëse më pas shihet e arsyeshme këshillohet përdorimi i antibiotikut.
Cilat janë pasojat e një otiti të pakuruar?
Otiti i pakuruar mund të shkaktojë vështirësi në dëgjimin e fëmijës, e cila pason edhe në vështirësi të mësimit së të folurit si edhe mund të kalojë infeksionin në kockën mastoide të veshit, gjë e cila mund të shkaktojë encefalit ose meningjit.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu