Mendoj se jam më e mirë në punë sesa si nënë

0 0

 

Mbaj mend ditën e parë që e lashë djalin tim në çerdhe, kur ai ishte vetëm 12 javësh. U mbulova nga lotët. Kisha shqetësime ku dhe si do ta ruaja qumështin që do të shtrydhja. Kam qarë jashtë mase në makinë. Mu duk sikur këputa një pjesë të zemrës sime.

Si nënë që kishte punuar gjithmonë, mendova se ndarja e fëmijës për ta lënë në çerdhe do të ishte shumë më e thjeshtë. Kisha planifikuar gjithçka, por asgjë nuk shkoi siç e kisha menduar.

Doja të lija gjithçka dhe të jem me këtë krijesë të vogël. Nuk e dija se çfarë bëja si nënë e re, por gjithashtu nuk isha e gatshme të kthehesha në punë dhe ta lija fëmijën tim, kështu që e zgjata edhe lejen e lindjes me një muaj tjetër.

Por, pak nga pak fillova të kujtoj përse e themelova biznesin tim fillimisht. M’u kujtua se sa të mrekullueshëm ishin gjithë klientët e mi dhe sa kënaqësi ndieja kur vija në punë aspektin intelektual të trurit tim.

Ishte e njëjta kohë kur ndjeva shumë pasiguri si nënë e re. A do të flejë i sigurt? Çfarë të bëj për të zbutur refluksin e tij? Si ta ushqej? Si ta qëtësoj kur ndihet keq pasi ka bërë një gjumë të parehatshëm?

Ndjeva se isha shumë e mirë në menaxhimin e çdo situate të punës sime, por jo aq e mirë në menaxhimin e situatave që kishin lidhje me tim bir.

Dhe pastaj ndjeva një ndryshim dhe gjeta një mënyrë për t’i menaxhuar të dyja. Një kujdestare e re tani kujdeset për djalin tim çdo ditë. Ai e do atë. Ajo i di të gjitha këngët e fëmijëve, atje ka një kënd për lojëra. Ai është i lumtur dhe i shëndetshëm kur e marr.

Ndërkohë që po mësoja të besoja këtë normalitet të ri, ende ndihesha sikur isha më e mirë në punën time sesa në rolin si nënë e fëmijës sim. Ndoshta kujdestarja e tij është më e mirë se unë. Mund të preferojë atë dhe jo mua.

Pasi u ballafaqova me këtë mendim, duke medituar mbi të, kuptova diçka të thellë.

Lexo edhe: 10 rregullat e arta per te qene nje nene e lumtur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X