Medikamentet, si t’i masni ne menyren e duhur

0 0

Duhet të ndaloni së përdoruri lugën si mjet matës për medikamentin e fëmijës që mund të merret për kollën apo temperaturën e tij. Këtë këshillë e japin si një urdhër më tepër, mjekët pediatër amerikanë, sipas të cilëve ky është një zakon i gabuar duke qënë se shkakton një dozim jo të mirë duke bërë që të jepet më shumë ose më pak shurup.

Eskpertët e American Academy of Pediatrics…

Shprehen se gabimi fillon shpesh që nga mjeku i cili e bën dorzimin e shurupit me lugë, dhe nga kjo mund të bëhet ngatërrimi lugë gjelle-lugë çaji, duke shkaktuar mbidozim dhe për pasojë insufiçiencë në melçi. Si pasojë e kësaj, në ditët e sotme njihen mijëra raste të marrjes së dozës më të madhe duke qënë se prindërit ngatërrohen me matjen.

Mjeti ideal për matjen e medikamentëve

Të gjithë prindërit duhet të masin shurupin me anën e një shiringe, pra duke përdorur njësinë “mililitër”. Shiringa gjithashtu do të jetë edhe më praktike në përdorim duke bërë që i gjithë medikamenti të përfundojë në gojën e fëmijës. gjithashtu ju mund ta masni edhe me anën e lugës matëse brenda paketimit (nëse e ka) ose kapakut matës dhe më pas t’ja jepni fëmijës me shiringë.

Kujdes me peshën reale të fëmijës

Në momentin që jeni tek mjeku duhet t’i kërkoni të peshojë fëmijën tuaj duke qënë se shpesh një dozim i gabuar i medikamentit shkaktohet edhe nga pesha jo e saktë e fëmijës. Pra ju ndoshta nuk jeni e sigurt sa është prandaj duhet ta masni.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X