Cili është sekreti që fëmijëve mos ju kthehet kopshti në stres?
Ata kanë nevojvë për vëmendje. Edhe fëmijët mund të jenë viktima të stresit. Problemet mund të fillojnë në momentin kur ata janë në kopsht. Marrëdhënia e mirë me mësuesen është e mjaftueshme për t’i bërë ata të kenë më pak stres dhe të ndihen sa më pozitivë. Një studim i botuar nga Bridget Hatfield, i Universitetit Shtetëror të Oregonit dhe Amanda Williford, tregoi që:
Një ekspert i kushtoi një kohë të caktuar ndërveprimit me secilin prej fëmijëve duke krijuar një marrëdhënie të kujdesshme me ta dhe duke iu përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkesave të tyre.
Si ndikoi ky moment?
Kjo gjë i ndihmon ata për të mos pasur shumë stres. Që një fëmijë të jetë i lumtur duhet t’i japësh pak më shumë vëmendje se sa ai kërkon. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit matën nivelet e kortizolit, hormonet e stresit, në pështymën e fëmijëve që kishin ndërvepruar ndryshe me mësuesin. Studimet e tjera kanë treguar se mjedisi që krijohet në kopsht mund të jetë shumë stresues për të vegjlit, ndikimi i të cilëve është i tillë që të ndikojë në të ardhmen. Megjithatë, studimet e reja kanë treguar se përkushtimi i kohës ekskluzive për fëmijët ka efekte pozitive në nivelin e tyre të stresit, por ajo që më tepër ka rëndësi është cilësia e kësaj kohe.
Një investim për të ardhmen
Sipas Bridget Hatfield, marrëdhëniet pozitive midis mësuesve dhe fëmijëve janë të rëndësishme, sepse ajo që mëson një mësues në klasë, mënyra se si sillet, pozitiviteti i saj dhe mbështetja e saj, kanë një ndikim të madh në fëmijët dhe shëndetin e tyre. Vetëm 5 minuta, një herë në javë, bashkëbisedim me çdo fëmijë ju ndihmon ta njihni më mirë atë dhe të zbuloni se për cfarë ai është i interesuar. Ky investim në kohë mund të bëjë të mundur kapërcimin e momenteve të vështira edhe gjatë viteve të mëvonshme.
Si mund të kuptojmë gjendjen e stresit që po kalon fëmija?
Pagjumësia, agresiviteti, nervozizmi, dhimbjet e kokës dhe çrregullimet e sjelljes janë vetëm disa nga këmbanat e alarmit që mund të bëjnë të kuptosh se një fëmijë po vuan nga stresi.
Lexo edhe: Stresi respirator tek bebet
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu