Marredhenia e pare seksuale pas lindjes, pese mendimet me te shpeshta

0 0

Fëmija që po rrisnit brenda barkut tuaj për 9 muaj tashmë është në krahët tuaj dhe ju duhet të kujdeseni për të, por nuk duhet të anashkaloni as marrëdhënien tuaj me partnerin. Ju duhet t’i falni shumë dashuri njëri-tjetrit, dhe duhet të kujdeseni, të komunikoni sa më shumë rreth problemeve që mund të keni. Një nga problemet mund të jetë edhe marrëdhënia seksuale, dhe shpesh gratë kanë disa mendime të ndryshme rreth saj.

Mendimet e një gruaje në lidhje me jetën seksuale pas lindjes

  • A do të ndiej dhimbje herën e parë? Dhimbjet e qepjes pas lindjes mund të kthehen në një problem por me shumë dashuri dhe durim kjo gjë do të kalojë.
  • Do të jem e bukur në sytë e partnerit tim? Shpesh kilet e marra në shtatzani janë një frikë vetëm për nënën sepse babai ndoshta nuk i merr aspak në konsideratë.
  • Më mirë të fik dritën! Kjo do të jetë një mënyrë e mirë për të fshehur barkun derisa të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithsesi kjo mund të jetë një mënyrë e mirë herët e para për të nxjerrë nga vetja sikletin dhe të mësoheni me idenë se duhet të doni veten për atë që jeni.
  • Do të jem ende në gjendje të ndiej si më parë? Sigurisht që po! Në lidhje me këtë është shumë e rëndësishme të mos mendoni negativisht dhe t’i përkushtoheni marrëdhënies tuaj.

Cilat kanë qënë problemet dhe mendimet tuaja pas lindjes në lidhje me marrëdhënien seksuale? Si keni arritur ta menaxhoni?

Lexoni dhe: Si te rigjejme pasionin ne cift pas lindjes 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X