Mamia ka një këshillë për gratë që depilohen para se të lindin, të gjithë në mbështetje të saj

0 0

Kushdo që e ka provuar të jetë shtatzënë ka dëgjuar shumë rreth eksperiencave të lindjes para se ta kalojë vetë por më pas ka kuptuar se asnjë rrëfim nuk i ngjason realitetit. Por ka një gjë për të cilën shumë gra shqetësohen gjatë kohës që përgatiten për të lindur: qimet në vendet intime.

Një mamie e cila ka vërejtur këtë shqetësim tek gratë ka shkruar në 5 janar në rrjetin social Reddit një postim në të cilin shpjegon rreth kësaj teme. “Ju lutem mos u shqetësoni për qimet në vendet intime”, shkruante ajo. “Ne nuk e vemë re nëse ju jeni depiluar apo jo javën e fundit para lindjes. Për sa kohë fëmija mund të lindë i shëndetshëm nuk na intereson nëse qimet janë si shkurre, nëse lëkura juaj është si e bebit apo nëse shkëlqen nga pastërtia.”

Infermierja shtoi se ajo as nuk i vë re se si duken qimet e grave në ato momente dhe kjo është diçka që nuk ndikon në punën e mjekëve.

Postimi i saj gjatë këtyre ditëve ka marrë shumë shpërndarje dhe pëlqime jo vetëm në rrjetet sociale por edhe në mediat informuese.

Mamia në fjalë shkroi se në rast se do të jetë e nevojshme, ajo apo koleget e saj do t’i depilojnë gratë me një brisk steril, por këto të fundit nuk duhet ta ndiejnë veten sikur janë në një pozitë të pakëndshme.

Në sy po ashtu kanë rënë komentet mbështetëse të kolegëve të saj.

Njëri prej tyre shkruan: Jo vetëm qimet që nuk na shqetësojnë por as hemorroidet, tatuazhet interesante apo as piercing në vendet intime. Kjo pasi kushdo që ka qenë i pranishëm ndërsa kanë lindur bebe për vite me radhë ka parë gjithçka. Përveç sigurisë dhe higjienës themelore që duhet të ketë çdo njeri, gjërat e tjera nuk na shqetësojnë.”

Megjithëse disa nëna mund të shqetësohen se mos marrin infeksione gjatë kohës që lindin në rast se nuk heqin qime, një studim mjekësor i Cochrane (Instituti Britanik për Kërkimin Shkencor në Mjekësi) zbuloi se nuk ka asnjë lidhje depilimi me zvogëlimin e rrezikut të infeksioneve gjatë lindjes.

Madje mjekët thonë se gratë duhet të shmangin depilimin 24 orë para apo pas lindjes pasi ashtu rritet rreziku për ndonjë infeksion në vendin ku kryhet kirurgjia. Pra nëse qimet do të duhet të hiqen mos u shqetësoni pasi kjo do të bëhet nga stafi i spitalit. Nënat kështu do të mund të kalojnë më shumë kohë në forma të tjera më të vlefshme të kujdesit prenatal pa menduar fare për depilimin.

Lexoni edhe:Depilimi ne shtatzani






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X