Majdanozi ne shtatzani, sjell perfitime apo abort?

0 0

Shpesh kemi dëgjuar se disa ushqime janë të dobishme apo të dëmshme gjatë shtatëzanisë. Por çfarë roli ka majdanozi gjatë kësaj periudhe delikate dhe të rëndësishme në jetën e gruas?

Roli i majdanozit në shtatzani

Ushqyerja e shëndetshme është shumë e rëndësishme ne shtatzani dhe për këtë arsye duhet të konsumoni ushqime të zgjedhura, te pasura me vlera ushqyese. Një prej tyre është edhe majdanozi pasi kjo erzë është e pasur me minerale dhe vitamina, është një burim shumë i rëndësishëm i vitaminës K, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe indeve, krahas tyre ka rëndësi edhe në koagulimin e gjakut. Një vitaminë tjetër shumë e rëndësishme është edhe vitamina A, e cila përmirëson shikimin si edhe forcon sistemin imunitar, si edhe vitamina C, e cila vepron për një shëndet më të mirë të lëkurës. Megjithatë nuk duhet ta ekzagjeroni me sasinë e majdanozit, kjo pasi është e dëmshme.

Përse nuk duhet ta ekzagjerojmë me majdanozin në shtatzani?

Ai përban gjithashtu edhe një lloj përbërje vajore (apiol dhe miristicina), të cilat mund të rrezikojnë shtatzaninë. Ajo gjendet në rreth 30 lloje të tjera erëzash. Në përgjithësi në shtatzani nuk duhet ta ekzagjeroni me sasinë e cdo lloj ushqimi, duke përfshirë këtu edhe frutat, perimet, peshkun, djathin, mishin e bardhë, pra gjithcka! Edhe hudhra ka shumë vlera ushqyese, e cila vepron edhe si antibiotik apo anti-oksidues dhe anti-parazitar, por edhe me të nuk duhet ta ekzagjeroni!

Lexoni edhe: Rendesia e vitaminave me shtatzani

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X