Vitaminat (kokrrat) gjatë shtatzanisë janë shumë të rëndësishme për ecurinë e mirë të saj, kjo pasi nevojat për elemente të ndryshëm janë më të mëdha duke qënë se një pjesë e mirë e tyre shkon në favor të rritjes dhe zhvillimit të fetusit.
Për çfarë ka nevojë trupi i gruas?
Shpesh gjatë shtatzanisë mund të lindë nevoja për minerale, vitamina por edhe yndyrna të shëndetshme. Ndër elementët më të rëndësishëm është kalçiumi, i cili jo vetëm ndihmon në zhvillimin e sistemit kockor të fëmijës, por edhe zëvendëson humbjet duke parandaluar osteoporozën. Mungesa e këtij elementi mund të favorizojë shfaqjen e krampeve muskulare por edhe hipertensionin. Tek fëmijët një mugesë e tillë mund të shkaktojë rakitizë, pra një zhvillim jo normal të kockave. Në absorbimin e kalçiumit luan një rol shumë të rëndësishëm vitamina D e cila merret nga dielli, pra nëpërmjet lëkurës.
Cilat vitamina duhet të marrim gjatë shtatzanisë?
Ato me bazë kalçiumi janë të rëndësishme edhe për dhëmbët, por edhe më pas gjatë gjidhënies. Gjithashtu një element i rëndësishëm është edhe fluori. Vitaminat e grupit B janë shumë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Vitamina B6 eviton rritjen e të vjellave, hipertensionin, diabetin mellitus, vitamina B8 (acidi folik) është e rëndësishme për zhvillimin e fetusit, vitamina B12 eviton formimin e anemisë megaloblastike tek fetusi, e cila mund të shkaktojë sterilitet. Edhe vitamina E këshillohet në mënyrë që të parandalohen sëmundje kardiovaskulare, këshillohet edhe vitamina H në mënyrë që të parandalohet dermatitis seborroik si edhe anoreksia. Gjithashtu hekuri është thelbësor për të parandaluar aneminë si edhe gjendjene lodhjes dhe përgjumjes, ndërsa Jodi parandalon abortin spontan. Kaliumi është shumë i rëndësishëm edhe gjatë gjidhënies. Këto vitamina mund të merren nëpërmjet kokrrave por duhet të favorizohet marrja e tyre edhe nëpërmjet ushqimit të shëndetshëm.
Lexoni edhe: Pese gjerat qe nuk dini rreth vitaminave ne shtatzani
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu