Mbani mend! Loja është mënyra më e mirë si mësojnë fëmijët për t’u njohur me botën që i rrethon, për tw njohur veten dhe për tw zhvilluar aftësitë që i duhen për të qenë i suksesshëm nw jetwn e tij.
Luaj me fëmijën
Loja është një veprimtari shumë e rëndësishme për zhvillimin e fëmijës. Fëmija mund të luajë i vetëm ose me moshatarët, prindërit duhet thjesht të kuptojnë që suksesi i lojës me fëmijët është është të ndjekësh ritmin dhe dëshirat e tyre. Madje shndërroni çdo veprimtari që bëni me fëmijën në një lojë, duke bërë kështu pazar, të gatuar, të sistemoni shtëpinë apo të pastroni së bashku me fëmijën duke krijuar atmosferën e lojës dhe argëtimit.
Cilat janë lojrat që mund të zhvillojmë me fëmijën?
Loja ndërtuese
Përdorni imagjinatën me fëmijën për të krijuar gjëra të reja, një shfaqje me një kukull dore prej lecke, ndërtimi i një shtëpie me blloqe. Fëmija i sheh këto veprimtari si lojë dhe fiton me shumë kënaqësi kur prindi nuk përcakton atë që duhet bërë.
Loja sociale
Zakonisht është lojë me moshatarët, ka në bazë bisedën mbi dukuri që tërheqin vëmendjen e fëmijës si kafshët, lodrat, natyra dhe veshjet.
Loja që kopjon jetën e përditshme
Le të organizojmë një piknik në ajër të pastër edhe kur jemi në dhomë apo të luajmë me kukulla, me doktorë apo sikur bëjmë punët e shtëpisë. Sendet dhe njerëzit ndryshojnë dhe prindërit e fëmijët bëjnë sikur kanë role të tjera apo janë dikush tjetër.
Loja shqisore
Përfshini shqisat si të dëgjuarit, të nuhaturit, shijuarit dhe prekjen. Kështu fëmija pyetet për këngë ose vjersha që i ka dëgjuar më parë, për tinguj familjarë. Kjo përfshin dhe kujtesën dhe rrit ndërveprimin.
Loja me pasime
Fëmijët i lënë radhën njëri- tjetrit apo mbulojnë sytë për të gjetur emrin e shokut përballë vetëm me anë të prekjes.
Loja praktike
Kjo lloj loje është shumë e lidhur me aftësitë lëvizore të fëmijës por shumë ndihmuese dhe për të ndërtuar marrëdhënien mes prindërit dhe fëmijës. Përfshihen loja me top, loja me litar, loja me petëza, kërcimi, fizkultura etj.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu