Lindja dhe rritja e femijes ne kohen e komunizmit

0 0

Pelena, këmisha fanellate, mushama… Bebelina, trupore (badi), kepucë dhe atlete, karroca të llojeve të ndryshme, janë të parat ndryshimë që të vijnë në mendje teksa mendon për mënyrën si i kanë rritur nënat fëmijët në kohën e diktaturës dhe si po i rritin nënat fëmijët në kohët e sotme. Por nuk janë vetëm këto. Do të mjaftonte një orë bisedë me një grua të moshës 50 vjeçare për të kuptuar se në çfarë kushtesh kanë qënë të detyruara të lindnin dhe rrisnin fëmijët e tyre nënat shqiptare.
Nuk duhet të harrojmë asnjëherë punën fisnike të një nëne në çfarëdo periudhe që ajo e lind dhe rrit fëmijën e saj, por kushtet që ofronte koha e komunizmit mund të themi me plot gojën se nuk kanë qënë në favor të grave shqiptare, të cilat edhe gjininë e fëmijës së tyre e mësonin në momentin e lindjes. Pavarësisht kësaj ekzistonin “shenjat” dalluese, nëse do të hash të tharta e ke djalë, nëse do të ëmbla e ke vajzë e kështu me rradhë, dhe kush kishte “fatin” të sillte vërtet një djalë në jetë ishte e privilegjuara, një “traditë” shqiptare që nuk dihet nga e ka zanafillën (ndoshta një traditë turke për të lënë një pasardhës, një trashëgimtar të pasurisë të familjes), por që na ndodh që të përballemi edhe në ditët e sotme. Dhe pasi “trashëgimtari” apo vajza ishin duke ardhur në jetë nëna shkonte tek dera e spitalit për të marrë ndihmën e mjekut roje, shërbim i cili, ndryshe nga sot nuk kërkonte shuma marramëndëse parash që ndoshta i kalonin të ardhurat mujore të gjithë familjes.

“Në maternitet na priste roja i cili, nëse kishte kaluar orari i futjes së vizitorëve nuk të lejonte të futeshe brenda. Derën në këtë rast e kalonte vetëm gruaja shtatëzanë, të tjerët mund të prisnin jashtë”, shprehet një nënë (tashmë e bërë gjyshe) e cila ka lindur dy fëmijë në kohën e rregjimit komunist. “Nuk mund të flasim për kushte të mëdha higjiene, në vend të bebelinave na jepnin copa të mëdha fanellate të cilat i kishin përdorur edhe gra të tjera para nesh. Të paktën në maternitetin e qytetit ku kam lindur unë çarçafët ishin kthyer nga ngjyrë të bardhë në gri, por që gjithsesi kishte disa rregulla të cilat mendoj se ishin më të mira krahasuar me ditët e sotme. Nuk kisha pse të shqetësohesha rreth pagesës së doktorit, dhe infermieret kujdeseshin për fëmijën gjatë gjithë qëndrimit në spital. Beben e porsalindur ta sillnin me një orar të caktuar, kohë gjatë së cilës t’i mund ta ushqeje”.

Pas ardhjes në jetë të fëmijës nënat e kohëve të sotme kanë në dispozicion një shumëllojshmëri sendesh që ndihmojnë në rritjen dhe përkujdesjen e fëmijës. Sot kush nuk ka mundësi të ushqejë fëmijën me gji mund të zgjedhë midis llojeve gati të panumërta të qumështeve të kutisë, pluhur, lëng, si të jetë dëshira dhe mundësia, ndërsa kohë më parë kjo zgjedhje as nuk dihej se ekzistonte. Gruaja me pak “fat” mund të ushqente fëmijën me gji, ndërsa pjesa tjetër duhej të blinte qumësht lope dhe t’ja jepte fëmijës të porsalindur. Në disa raste ajo i servirte si ushqim fëmijës lëng orizi të zier mirë.

“Një ditë po shikoja disa rroba që askush nuk i përdorte më. Midis tyre ishin dhe disa rroba fëmijësh. Nuk arrija ta kuptoja si fëmija mund të vishej në atë mënyrë dhe për këtë pyeta mamin. Sipas shpjegimit të saj kuptova mënyrën si fëmija lidhej. Vishej një këmishë pa mëngë, më pas një me mëngë të gjata, në vend të bebelinës vendosej një copë e trashë pambuku dhe sipër saj një qese plastike e posacme, më pas fëmija lidhej me një copë tjetër që të paktën mami im e quante “pavojë” dhe më pas fëmija futej në një batanije prej leshi me kopsa”, tregon një vajzë e lindur në periudhën e diktaturës komuniste.

Në disa krahina fëmijët i vendosnin në djep, gjë e cila praktikohet edhe sot, megjithëse nuk është fenomen shumë i përhapur. Në përgjithësi, në kohët e sotme përdoret për të “mbrojtur” fëmijën në mënyrë që të mos trembet natën. Duke qënë se ai në barkun e nënës nuk kishte hapësirë të mjaftueshmë i lëvizte duart dhe këmbët në mënyrë të kufizuar. Djepi do t’i krijojë atij ndjesinë e të qënit në uterus duke qënë se e mban të lidhur, dhe për pasojë nuk do të trembet kur duart e tij gjatë lëvizjes do të prekin hapësirë. Megjithatë ne mendojmë se fëmija është më mirë të lihet të lëvizë i lirë, dhe kurrësesi të lidhet në djep apo me çarçaf, gjë të cilën disa nëna ende e praktikojnë.

Pas lindjes së fëmijës nëna kthehej në shtëpi dhe zakonisht vjehrra apo mamaja e saj i shërbente për gjatë gjithë periudhës së lehonisë, pra për 40 ditë në mënyrë që ajo të qëndronte shtrirë sa më gjatë dhe trupi të rikuperonte sa më shumë. Gjatë kësaj kohe ajo nuk duhej të dilte natën jashtë, sidomos nëse ushqente fëmijën me gji, dhe në fund të këtyre ditëve duhej të vënte një vizitë disa ditore tek prindërit e saj. në disa raste nëna duhej të kthehej në punë dhe fëmija rregjistrohej në çerdhe pa pasur nevojë për ndonjë pagesë. Ajo kishte të drejtë të shkonte t’i jepte gji në bazë të një orari të caktuar, dhe më pas, në moshën 3-vjecare fëmija dërgohej në kopësht me ose pa drekë.

Të rritësh një fëmijë nuk është aspak e lehtë, madje bëhet edhe më vështirë kur do të duhet të lash me dorë të gjitha veshjet e fëmijës, dhe për më tepër që pelenat nuk mund të hidheshin në plehrat, pasi dihet që detyra e nënës është shumë e vështirë pavarësisht kohës kur ajo i lind dhe rrit fëmijët e saj, megjithatë kushtet e mira të ndihmojnë që jeta me fëmijën edhe të shijohet qoftë duke kaluar 30 apo 40 minuta në park.

Ndonjëherë këshillat e nënave tona ende sjellin para syve tanë kohën në të cilën na kanë lindur dhe rritur, tradita dhe zakone të cilat edhe pse ndoshta dihen që janë të gabuara i serviren nënës të re me shumë vendosmëri për t’u zbatuar. Nuk mund të pretendojmë të zbatojmë këshillën e ushqyerjes së fëmijës 6 apo 7 muajsh me gjellën e shtëpisë, por gjithsesi janë nënat tona që na kanë rritur me aq shumë dashuri dhe vështirësi dhe duet të paktën t’ju vlerësojmë eksperiencën, dhe në një moment që na jep një këshillë të sjellë nga e kaluara ta refuzojmë në një mënyrë të edukuar!

Nënat janë qënia më e shtrenjtë dhe më e dashur për ne!

Lexoni edhe: Baballarët e sotëm kalojnë 3 herë më shumë kohë me fëmijët

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X