Sendet e domosdoshme te bebes

0 0

Pas lindjes te bebes mund te gjeni neper shtepi sende te panevojshme per te cilat keni harxhuar para. Ju nuk mund te perzgjidhni dhuratat qe te afermit apo miqte tuaj do t’ju sjellin, por mund ta beni kete me ato qe do te bleni vete. Jo cdo artikull qe ndodhet ne dyqan do t’ju hyje ne pune! Ne do t’ju ndihmojme te zgjidhni sendet e duhura per beben tuaj. Sipas listes “tone” ju do te evitoni te dilni nga shtepia me vrap per te blere dicka qe nuk e keni konsideruar te nevojshme. Themi listes “tone”, pasi e kemi vleresuar rendesine e sendeve ne baze te eksperiencave vetjake, por mos harroni se ato cfare  nuk kane qene te domosdoshme per nenat tona, mund  te jene per ju dhe anasjelltas!

Mobiljet dhe aksesoret

  • Djep ose krevat
  • Karroce(ju keshillojme setin trio)
  • Mbrojtese dysheku
  • Carcafe
  • Batanie
  • Vaske plastike per larjen e bebes
  • Peshqire te medhenj dhe te vegjel
  • Biberona, cuco

Veshjet

Duke ju keshilluar qe te mos blini shume veshje me masen 0-3 muaj do te shtonim:

  • Body pambuku me menge te shkurta
  • Body pambuku me menge te gjata
  • Body dhe tuta te siperme
  • Fustane,geta dhe strece(ne rast se prisni vajze)
  • Corape, kapuce dhe doreza pambuku
  • Perparese te vogla

Higjiena

  • Shampo neutrale
  • Bebelina
  • Letra te lagura
  • Krem per nderrimin e bebelines
  • Vaj ose krem trupi
  • Puder
  • Gershere per thonjte(e posacme per bebe)
  • Termometer
  • Fasho dhe alkool per nderrimin e kerthizes
  • Pompe per terheqjen e sekrecioneve te hundes
  • Uje fiziologjik

Mund t’ju duken te nevojshme:

  • Karrigia lekundese
  • Marsupi
  • Sterilizuesi i biberonave
  • Aparati i aerosolit
  • Aparati per ngrohjen/ftohjen e qumeshtit
  • Detergjenti i posacem per larjen e biberonave
  • Detergjenti i posacem per larjen e rrobave te bebes
  • Radio per survejimin e bebes ne distance
  • Lodra me muzike per ti vendosur ne krevat
  • Termometer uji/termometer dhome

Lexoni dhe: 7 gjërat që më mungojnë nga koha kur ushqeja fëmijët me gji






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X