Leximi i librave qysh ne vitet e para te jetes, ndihmon ne zhvillimin e kreativitetit se femijes, ne zhvillimin e memories dhe aftesive komunikuese kolektive. E rendesishme eshte qe leximi te behet ne momentin e duhur.
Librat stimulojne zhvillimin e aftesive njohese se femijes
Sipas disa studimeve femijet duhet te perfshihen ne leximin e librave qysh ne moshe te vogel. Por, pavaresisht kesaj, shume prinder preferojne ta lejojne femijen te qendroje me shume para televizorit. Disa prej tyre madje mendojne se nuk ka asnje ndryshim midis te degjuarit te nje historie ne televizor nga ajo e treguar prej tyre. Ketu qendron gabimi, pasi cdo prind duhet te dije se leximi me ze te larte i nje libri do ta ndihmoje femijen te zhvilloje aftesine e pershtatjes se tij me boten e jashtme. Evolucioni i truri se njeriut eshte programuar qe ne periudhen pre-natale per tu dyfishuar nese gjate 2-3 viteve te para te jetes lexohen libra. Leximi me ze te larte nga nena ose babai bene te mundur zhvillimin e memories, kreativitetit te cilat do te ndihmojne ne procesin e “modelimit” se trurit te femijes. Kjo mundeson qe femija te kete me shume dije rreth asaj qe i eshte treguar nepermjet leximit.
Si t’ua lexojme librat femijeve?
Per te nxitur interesin e femijes ju duhet te modifikoni zerin per cdo pjese gjate leximit. Ju duhet te lexoni me ritme te ndryshme, duke bere per cdo personazh ze ndryshe, apo duke ndaluar ne cdo shenje pikesimi. Nepermjet tonit te zerit tuaj, menyres si qendroni, gjesteve qe beni, shprehise se fytyres femija “thith” fjalet ende pa jua mesuar kuptimin. Kjo do te beje te mundur rritjen e interesit se femijes ndaj librave, duke qene kurioz per ti shfletuar edhe vete.
Menyra me e mire per ta bere femijen te ndihet akoma me i perfshire ne leximin e librit eshte qe ai te qendroje perkrah jush qofte ulur apo shtrire. Per te stimuluar femijen ju duhet ti beni pyetje rreth asaj qe i keni lexuar si cfare do te ndodh tani? Me pas duhet te prisni qe ai te pergjigjet. Po nese femija kerkon gjithmone ti lexohet i njejti liber? Duhet te tregoheni te duruar, pasi edhe pse per ju te lexoni gjithmone te njejten histori mund te jete e merzitshme, duhet te mendoni se ndoshta ai tregim e stimulon me teper.
Cili eshte momenti i duhur per t’i lexuar femijes nje liber?
Momenti i leximit duhet bere gjithmone ne te njejten ore. Kjo do te mundesoje qe femija ta konsideroje “si nje takim” shume te dashur qe e pret me padurim. Koha perfekte e leximit do te ishte para gjumit, pas nje vakti, pra ne pergjithesi ne momentet qe femija eshte i qete. Gjithashtu momente te mira per te lexuar do te ishin, ndersa jeni duke bere nje udhetim me avion (keshtu femija nuk do te merzitej), ndersa shkoni per vizite tek mjeku (femija do te jete me pak ne ankth ndersa eshte duke shfletuar nje liber plot me vizatime dhe ngjyra). Te lexuarit do te ishte gjithashtu nje zgjidhje perfekte per tu bere gjate diteve qe ai mund te jete i semure dhe nuk mund te luaje me lodrat e tij. Nese e ndjeni veten te lodhur dhe jo me humorin e duhur ju nuk duhet te filloni leximin, pasi kjo nuk do te behej ne menyren e duhur.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu