Lengjet e frutave, kur mund t’i pije nje femije

0 0

Shpesh nënat mendojnë dhe këshillohen t’i japin fëmijës të pijë lëngje frutash, kjo pasi ato janë një ushqim shumë i mirë për fëmijën. Por cila është e vërteta?

A janë të mira për beben lëngjet e frutave?

Në të vërtetë këshillohet që lëngjet e frutave të konsumohen vetëm nga fëmijët me moshë mbi 6 muajsh, kjo pasi në të kundërt pirja e tyre ndikon negativisht në ushqyerjen me gji si edhe në ushqyerjen e fëmijës me ushqime të ngurta. Në momentin që fëmija do të pijë, duhet ta bëjë këtë vetëm me gotë, dhe jo me biberon, kjo pasi në të kundërt rreziku për shfaqjen e kariesit dentar është tepër i lartë.

Disa përgjigje për të gjitha nënat
• Kur mund të pijë lëngje një fëmijë? Duke filluar nga muaji i 6 dhe vetëm në formë të holluar.
• Përse lëngjet e frutave apo perimeve duhet të jenë të holluara? Kështu fëmija do të jetë në gjendje t’i tresë ato më mire duke bërë që organizmi të përthithë më mirë hekurin që ndodhet në to.
• Cili është raporti i hollimit? Fillimisht duhet të jetë 75% ujë dhe 25% lëng. Pas rreth një jave raporti mund të bëhet 50/50.
• Kur është momenti më i mirë për t’ja dhënë fëmijës lëngun? Zakonisht gjatë vaktit ushqimor, dhe kryesisht në drekë, në mënyrë që të favorizohet përthithja e hekurit nga ushqimet që ka konsumuar fëmija.
• Duhet të shtojmë sheqer në lëngun e frutave/perimeve? Absolutisht jo!
• Duhet t’i ziejmë më parë frutat? Disa fruta si për shembull mollët dhe dardhat po, kështu largoni prej tyre pesticidet.
• Si ta përgatisim këtë lëng? E pastroni mollën ose dardhën dhe e zieni për rreth 5 minuta. Më pas e shtrydhni dhe i jepni lëngun fëmijës.
• Brenda sa minutash duhet të konsumohet lëngu? Ai duhet të konsumohet brenda 15-20 minutave.
• Sa lëng duhet të pijë fëmija? Nga muaji i 6 këshillohet të pijë rreth 120 ml.
• Po nëse fëmija pi më shumë lëngje? Kjo mund të shkaktojë diarre, kequshqyerje si edhe karies dentar.

Lexoni edhe: Leng molle dhe karote






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X