Lekura e bebes? Ja disa kremra qe mund te perdorni

0 0

Lëkura e të porsalindurit është mjaft delikate dhe për këtë arsye të tillë duhet të jenë edhe produktet që do të përdoren në të. Nëse do të përdorni një krem të caktuar tek fëmija juaj, duhet të kujdeseni që ai të jetë i duhuri.

Cilat janë produktet më të mira që mund të përdorim?

Hipp: mund të përdorni qumësht për trupin e bebeve ose vaj. Të dy produktet janë me bazë të vajit të bajames (biologjik) si edhe nuk përmbajnë aromë. Mund të përdoret për të hidratuar lëkurën e të porsalindurit.

Mustela hydra bebe: ky është një krem hidratues që mund të përdoret që nga dita e parë e lindjes, kryesisht pas banjos. Përmban vitaminë E, vaj luledielli (ka efekt hidratues) si edhe vaj avocado (përforcon barrierën e lëkurës duke siguruar një mbrojtje shumë të mirë të qelizave të saj).

Bubchen: marka e njohur gjermane ofron për lëkurën e fëmijës një qumësht trupi të pasur me ekstrakte kamomili (qetëson irritimet e lëkurës), vaj luledielli (hidraton lëkurën). Mund të përdoret pas banjos së fëmijës pasi e zbut dhe ushqen lëkurën. Lipidet që ky krem përmban ushqejnë lëkurën.

Chicco: kremi i chicco hidraton lëkurën e fëmijës së vogël duke e bërë atë edhe më të butë. Duke qënë se është tepër delikat mund të përdoret pas çdo banjoje të përditshme të fëmijës. Përmban qumësht të bajames së ëmbël, i cili njihet për vetitë ushqyese, qetësuese dhe zbutëse, duke qënë ideali për lëkurën e thatë të fëmijës.

Vaji i bajames së ëmbël: një produkt natyral i përkryer për lëkurën e bebes. Ky është një produkt që zëvendëson të gjithë kremërat e tjerë, pasi nuk përmban pesticide, substance kimike, si edhe konservantë. Mund të përdoret pas banjos si edhe nëse mendohet të bëhet një masazh në trupin e bebes. Vaji i bajames së ëmbël mund të përdoret në trupin dhe flokët e fëmijës, duke qënë ideal edhe për periudhën e plazhit.

Aveeno: “baby daily lotion”, ofron për lëkurën e të porsalindurit një mbrojtje shumë të mirë, duke siguruar hidratim për 24 orë. Mund të përdoret edhe për fytyrën e fëmijës. Nëse fëmija juaj ka një lëkurë të thatë dhe të ndjeshëm ky do të ishte një produkt që do ta qetësonte atë në mënyrën e duhur. Mund të përdoret pas çdo banjoje të rutinës së përditshme. Përmban glicerinë, tërshërë, kamomil, përbërje vajrash vegjetalë, vitaminë E dhe C.

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X