Lavazhet nazale tek femijet e vegjel

0 0

Hunda nuk ëshë një organ që mundëson vetëm kalimin e ajrit, por një organ shumë i rëndësishëm në proçesin e frymëmarrjes dhe për këtë arsye duhet të mbahet sa më pastër që të jetë e mundur. Ju duhet ta bëni këtë nëpërmjet heqjes së mukusit të tepërt që mund të ndodhet Brenda saj, gjendje e cila mund të përkeqësohet sidomos në rast se fëmija kalon një virozë. Diçka e tillë do ta bëjë shumë të vështirë frymëmarrjen e fëmijës.

Si mund të evitohen komplikacionet?

Nëse hunda e fëmijës është e bllokuar nga mukusi  i tepërt mund të shfaqen edhe komplikacione të tjera si për shembull: faringiti dhe bronshiti në të gjithë aparatin e frymëmarrjes, kjo pasi mukusi favorizon kalimin e viruseve dhe baktereve. Gjithashtu mukusi i tepërt mund të shkaktojë problem edhe me veshët e fëmijës, duke provokuar Otit (infeksion në vesh).

Cilat janë produktet më të përshtatshme për të pastruar hundën e fëmijës?

Për të pastruar hundën e fëmijës duhet të përdorni një solucion fiziologjik, i cili për bëhet nga Nacl dhe ujë të sterilizuar, ujë termal etj. Solucioni fiziologjik mund të gjendet në formën e një sprai (Sterimar) ose në formën e një flakoni me një përdorim. Ky solucion nuk shkakton irritim të mukozave të hundës së fëmijës pasi është i përshtatshëm për bebet.

Si bëhet pastrami i hundës së fëmijës?

Nëpërmjet dy hapave:

  • Hedhjes së fiziologjikut në mënyrë direkte nga flakoni ose me anën e një shiringe.
  • Tërheqja me anën e pompës së posacme, të cilën mund ta gjeni në çdo farmaci.

Nëse do të përdorni produktin Sterimar, jo në të gjitha rastet është e nevojshme tërheqja me pompë, kjo pasi ky produkt mundëson daljen e sekrecioneve menjëherë pas shtypjes së tij brenda hundës së fëmijës.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X