Shumë prindër mundohen që fëmijët e tyre t’i mësojnë me rregulla që në vegjëli. Gjithmonë ata përpiqen që tu mësojnë atyre me përpikmëri çdo veprim duke u nisur kështu nga vetja e tyre. Larja e duarve dhe pastërtia e fëmijës është një ndër gjërat që duhet marrë më shumë në konsideratë se çdo gjë tjetër.
Prindërve pavarësisht se ju duket gjë e mirë që ata mund të binden për të shkuar për të larë duart vetë, zgjedhja që fëmijët bëjnë është bideja sepse atë e arrijnë më lehtë. Ndoshta ai e mendon dhe si për të lehtësuar punën e tij duke mos i kushtuar shumë rëndësi.
Por ja pse fëmija nuk duhet t’i lajë duart në bide?
Prindërve pavarësisht se ju duket gjë e mirë që ata mund të binden për të shkuar për të larë duart vetë, zgjedhja që fëmijët bëjnë është bideja sepse atë e arrijnë më lehtë. Ndoshta ai e mendon dhe si për të lehtësuar punën e tij duke mos i kushtuar shumë rëndësi.
Larja e duarve në bide mund të jetë e rrezikshme!
Është pikërisht tuleti ambienti i shtëpisë që tërheq më shumë fëmijët. Uji është shumë intrigues. Tualeti shpesh kthehet në një “shesh” lojërash. Por jo pak rreziqe dhe “kurthe” janë të fshehura në këtë mjedis, ende të panjohur për fëmijët.
Larja e duarve të fëmijës është një veprim i thjeshtë që kryhet disa herë në ditë për higjienën e trupit. Për lehtësi prindërit ja lajnë duart fëmijës në bide.
Gjatësia e fëmijës ende nuk e arrin lavamamin dhe për lehtësi përdoret bideja.
Kush e bën këtë, duhet të dijë se në tualet merren infeksionet me shumë lehtësi. Vendi i lagësht lehtëson përhapjen e mikrobeve dhe baktereve që mund të infektojnë fëmijën nëse nuk merren masa paraprake.
Vërtet, edhe në lavaman ekziston një mundësi e tillë por përdorimi i bidesë ka më shumë rrezik. Ne të gjithë e dimë mirë se çfarë funksioni ka në të vërtete bideja. Pra nuk është zgjidhje e mirë që fëmijës t’i lahen duart në bide.
Për më tepër, jo vetëm që është më i ekspozuar ndaj infeksioneve por në të njëjtën kohë ne i mësojmë një veprim që nuk është i mirë dhe që mund t’i ngelet edhe kur të rritet.
Ku të lani duart e vogla të fëmijve
Edhe në një banjo perfekte nga ana e higjienës, përdorimi i bidesë nuk është i lejuar. Eshtë mirë që të përdoret lavamani.
Lexoni edhe: Femijet do ti lajne duart nese ju vertetoni se ata i kane te pista
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu