Shumë nëna i japin mjaltë fëmijëve të vegjël pa e kuptuar se në të vërtetë janë duke vepruar shumë gabim.
Pse nuk duhet t’i japim mjaltë fëmijëve të vegjël?
Të gjitha nënat duhet të dinë se përdorimi i mjaltit favorizon kariesin dentar. Edhe pse ata janë dhëmbët e qumështit duhet të dini se shëndeti i tyre është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mirë të fëmijës tuaj. Një rasye tjetrër se përse fëmijët e vegjël nuk duhet të konsumojnë mjaltë është prezenca e një spori të quajtur Clostridium botulinum, i cili tek fëmijët mund të shkaktojë botulizmin.
Cfarë është botulizmi?
Është një sëmundje e rrallë e cila mund të karakterizohet nga letargjia, kosntipacioni, vështirësi në frymëmarrje si edhe vështirësi në të thithur. Përvec këtyre mjalti përmban shumë kalori të cilat nuk përdoren nga fëmija jauj si edhe sëundje të rralla të metabolizmit, të cilat mund të shkaktohen edhe nga marrja e një pike të vogël mjaltë.
Mjalti dhe biberoni fallco!
Edhe pse mund të dëshironi në mënyrë të dëshpëruar që fëmija juaj të pranojë çuçon, nuk duhet absolutisht ta lyeni atë me mjaltë. Ai nuk është aspak i mirë për t’u përdorur nga të posralindurit. Asnjë pikë e vogël nuk duhet të futet në gojën e fëmijës.
Kur mund t’ja japim fëmijës mjaltin?
Jo para vitit të 2-të të jetës!
Lexoni edhe: Perdorimi i mjaltit ne shtatzani
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu