Nëse sapo jeni bërë me fëmijë është e kuptueshme që keni shumë të dëshirë të rrini afër fëmijës suaj në çdo moment, por nga ana tjetër ju keni detyrime të tjera familjare dhe përmbushja e të gjithë këtyre mund të jetë rraskapitëse. Në fund të fundit, të gatuash, të merresh me paratë e shpenzimeve të ditës e njëkohësisht të mbash fëmijën në krahë mund të bëhet e komplikuar.
Të jeni të sigurt se fëmija do të jetë më mirë dhe më i qetë në shtratin e tij, sesa nëse do e mbani në krahë teksa jeni duke bërë një punë. Vërtet nuk dëshironi të largoheni nga fëmija, por një gjë është e sigurt, në shtratin e tij ai nuk do të pësojë asnjë dëmtim nëse qëndron vetëm për disa minuta.
Sigurohuni që kudo që ta vendosni, madje edhe për një kohë të shkurtër, ai nuk do të ketë shumë ftohtë ose vapë. Mund të preferoni ta lini edhe në sexholinon që përdoret për udhëtime në makinë. Por sigurohuni ta vendosni të voglin tuaj në një vend ku mund t’ju shohë pasi kështu do të jetë më i qetë. Sigurohuni gjithashtu që ta vendosni sexholinon në një vend të sigurtë larg ndonjë rreziku të dukshëm, por megjithatë, nuk këshillohet ta lini shumë gjatë aty. Një foshnje e vogël nuk mund ta mbajë kokën lart për shumë kohë, nëse qëndron në atë pozicion do të ketë vështirësi në frymëmarrje.
Këto këshilla i referohen momenteve kur ju bëni ndonjë punë brenda të njëjtit ambient ku është edhe fëmija, në të kundërt, asnjëherë mos e lini vetëm. Nëse doni të dilni në oborr, të shkoni në dyqan apo diku tjetër, mos e bëni asnjëherë duke lënë fëmijën vetëm në shtëpi.
Por nëse e keni shumë të vështirë edhe për punët brenda shtëpisë, atëherë gjeni momentin kur fëmija fle, për të përmushur të tjera detyrime.
Lexo edhe: Kur mund te qendrojne femijet vetem ne shtepi?
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu