Kur femija vuan nga bajamet

0 0

Këto organe të vogla në formë bajamesh gjenden në fund të fytit, dhe formojnë një unazë të vërtetë mbrojtëse. Detyra e tyre është të pengojnë futjen në organizëm të baktereve dhe viruseve. Pra, nuk është për t’u habitur që skuqen dhe kjo ndodh kryesisht tek fëmijët mbi dy vjeç.
Bajamet, që janë të vogla në lindje, zhvillohen në vitet e para të jetës për të ndihmuar trupin të mbrohet nga infeksionet. Është normale pra, që një fëmijë në moshë parashkollore mund të ketë gjatë dimrit 4-5 episode të mprehta të skuqjes së bajameve.
Skuqja është me origjinë virale apo bakteriale?
Pjesa më e madhe e skuqjeve të bajameve është me origjinë virale ( rreth 70 % ). Shoqërohet me temperaturë të lartë ( 38.5-39 gradë ), dhimbje fyti dhe skuqje të lehtë të bajameve. Këto shenja lehtësohen që nga dita e dytë për t’i lënë vendin ftohjes, kollës së thatë dhe pastaj rrjedhjes së ujshme të hundëve.
Kura parashikon edhe përdorimin e mjekimit për uljen e temperatures. Brenda një jave shqetësimi zhduket.
Vetëm 30 % e bajameve shkaktohen nga bakteret dhe të dallosh njërën nga tjetra nuk është gjithmonë e thjeshtë. Në rastin e bajameve të skuqura nga bakteriet temperaturë shkon mbi 39 gradë dhe vazhdon për të paktën dy ditë, bajamet duken të zmadhuara dhe shumë të skuqura si edhe rriten gjendrat në pjesën anësore të nofullave.
Pediatri mund të sigurohet për tipin e bakterit duke vendosur një pambuk në fund të fytit ( Kujdes! Ky është një veprim që i lejohet vetëm mjekut të specializuar dhe jo familjarëve ). Është e rëndësishme të përjashtohet prania e një bakteri veçanërisht të rrezikshëm: Streptokoku betahemolitik i grupit A. Ai është i vetmi që mund të shkaktojë ( për fat të mirë ndodh shumë rrallë ) probleme të rënda si temperatura reumatike ose infeksioni në veshka.
Duke dalluar bakterin, pediatri mund të përshkruajë antibiotikun më të mirë pasi ka bërë antibiogramën ( analizë e rekomanduar nga mjeku ).
Kur duhet të hiqen bajamet?
Më parë mjaftonin disa shqetësime të bajameve dhe mjekët vendosnin t’i operonin. Sot mjekët përpiqen t’i ruajnë sa më shumë të jetë e mundur këto organe të vogla, por shumë të dobishme për mbrojtjen që i sigurojnë organzmit.
Heqja bëhet vërtet e nevojshme kur:
– Bajamet zmadhohen, aq sa e bëjnë të vështirë frymëmarrjen dhe gëlltitjen.
– Inflamacionet bakteriale janë më shumë se 7 në një vit dhe antibiotikët nuk iu bëjnë asgjë.
– Formohen çibanët e qelbëzuar të bajameve, që shkaktojnë temperaturë të lartë dhe dhimbje fyti.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X