Kur femija nuk flet pas vitit te dyte te jetes dhe me vone…

0 0

Keni dëgjuar ndonjëherë për vonesën fonologjike? Ja si ta kuptoni kur bëhet fjalë për një dembelizëm të fëmijës dhe si duhet të silleni ju si prindër.
Përse fëmija im nuk flet?
Nëse një fëmijë 2 vjeçar nuk është në gjendje të ecë ende, sigurisht që duhet të mendojmë se ka një problem në zhvillimin motorrik. Por nëse një fëmijë 2 vjeçar nuk flet duhet të shqetësohemi por jo të mendojmë me siguri se ka një problem. Ju duhet të dini se një vonesë në të folur nuk nënkupton një vonesë që ka lidhje me zhvillimin konjuktiv (njohës) të fëmijës. Në përgjithësi fëmijët që flasin me vonesë identifikohen në përgjithësi sipas kriterit: fëmija flet 10 fjalë në moshën 18-23 mujore, ose flasin rreth 50 fjalë në moshën 24-34 mujore. Fëmija konsiderohet si një fëmijë që ka një vonesë në të folur, nëse ai ka një zhvillim normal intelektual, social dhe afektiv (dashuria që shpreh për të tjetër) dhe nuk ka gjithashtu asnjë problem neurologjik.
Si ta stimulojmë fëmijën?
• Metoda më e rëndësishme është të stimuloni fëmijën. Kjo vlen për të gjitha moshat.
• Duhet të lexoni përralla për fëmijën tuaj që në moshë të hershme, pra kur ai është ende një bebe.
• Ndërsa flisni me fëmijën ruani një kontakt të mirë viziv.
• Që në moshë shumë të hershme ju duhet të flisni me fëmijën duke i treguar emrat e të gjitha objekteve.
• Stimulimi gjithashtu mund të bëhet edhe me këngë, argëtim në grupe fëmijësh etj.
Pra ju nuk duhet të mendoni se nëse fëmija juaj nuk flet ka domosdoshmërisht një problem. Nëse ai shfaq shenja të tjera problematike duhet të shkoni menjëherë tek logopedi.



Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8000 hapa në shtëpi për...

Dy prilli është Dita Ndërkombëtare e Autizmit dhe në kuadër të kësaj dite në të gjithë botën ndërmerren aktivitete e nisma ndërgjegjësuese për gjithë shoqërinë për të qenë më pranues,...

Si t’i largojmë mërzitjen fëmijëve...

Të gjitha nënat mund të pohojnë se pavarësisht kohës së çmuar që po kalojnë me fëmijët, që në një rutinë normale u kishte munguar, të qëndruarit mbyllur ka vështirësitë e...

Si të trajtojmë temën e...

Fëmijët janë në dijeni të asaj që po ndodh me koronavirus dhe nëse ne si të rritur nuk i sqarojmë se çfarë po ndodh, ata vetë mund të dalin në...

Letra prekëse e 6-vjeçarit: Nëse...

Një djalosh 6-vjeçar nga Cesa e Italisë, nën rrezikun e koronavirusit, ka drejtuar një letër prekëse për të gjithë. Pio ka sistem të dobët imunitar, e për këtë arsye ka...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X