Kur duhet te shqetesohemi ne lidhje me forcimin e barkut ne shtatzani?

0 1

Shpesh gjatë shtatzanisë mund të ndodhë që barku të forcohet dhe ne do t’ju këshillonim që nëse ky problem do të ishte i shpeshtë të kontaktonit gjinekologun tuaj.

Kur fillon të shfaqet ky forcim i barkut?

Duhet të dini se ky është një problem që ndodh shpesh tek gratë pavarësisht muajit të shtatzanisë, duke u shfaqur fillimisht rreth muajit të 5.

Pse barku bëhet i fortë gjatë shtatzanisë? Cilat janë shkaqet e këtij forcimi?

Kjo ndjesi fryrje dhe forcimi në bark gjatë shtatzanisë mund të shkaktohet nga lodhja por mund të jetë edhe diçka fiziologjike që lidhet me uterusin. Ju mund të ndieni këtë ndjesi pasi keni kaluar një ditë të lodhshme, kur kaloni shumë orë në këmbë, kur udhëtoni për një kohë të gjatë etj. Pra ky problem konsiderohet si një sinjal që tregon se ka ardhur momenti të bëni një pushim. Nëse ky forcim shfaqet në muajt e fundit të shtatzanisë mund të jeni duke përjetuar kontraksionet parapërgatitore, ndërsa gjatë muajve të parë mund të shkaktohet nga ndonjë problem intestinal. Në përgjithësi nuk duhet të shqetësoheni, e kundërta duhet të ndodhë nëse diçka e tillë ndodh shpesh gjatë ditës. Kontakti me mjekun është me rëndësi.

Si të veprojmë?

Nëse ky forcim ka ardhur si pasojë e një aktiviteti fizik (për shembull palestër të posaçme për shtatzaninë), ju duhet të ndërprisni menjëherë stërvitjen dhe të filloni në vazhdim të praktikoni një sport më të lehtë. Nëse ai shkaktohet nga stresi apo lodhja duhet të merrni frymë thellë sikur po meditoni dhe të përpiqeni të qetësoheni. Shpesh kjo fryrje dhe forcim mund të shkaktohet edhe nga një tretje jo e mirë, dhe në këtë rast duhet të konsumoni ushqime më të lehta, shumë të tretshme, të eleminoni kafenë nga dieta juaj, gjithashtu çokollatën dhe pijet me gaz të cilat mund të stimulojnë kontraktimet e fibrave muskulare abdominale.

 

Lexo edhe: Kontraksionet Braxton-Hicks

 

 

A keni bere ndonjehere blerje online?

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X