Kur duhet te fillojme perdorimin e mishit te qengjit tek femijet? Nëse në familjen tuaj e konsumojnë rregulllisht mishin e qengjit, atëherë mund të pyesësh veten se kur duhet t’ja nisësh dhe fëmijës. Prindërit që janë të rinj dhe e kanë fëmijën e parë janë pak të hutuar se me çfarë duhet ta ushqejnë fëmijën e tyre. Megjithëse drithërat e orizit mund të jenë një ushqim i sigurt për t’ja nisur fëmijës si ushqim të parë.
Por mund të përfshijmë edhe variante të ndryshme të mishit, si qengji dhe viçi.
Këto lloj mishrash sigurojnë hekurin që është thelbësor për zhvillimin e trurit të një fëmije. Drithërat kanë një përmbajtje të lartë të hekurit.
A mund te konsumojë fëmija im mish qengji?
Përgjigjia është po. Mishi i qengjit përgatitet në mënyra të ndryshme. Përmban shumë proteina, si dhe vitamina A dhe B3, 6 dhe 12. Gjithashtu ka përmbajtje të mineraleve të ndryshme, hekur,kalcium, fosfor dhe zink. Përmbajtja e hekurit në mish e ndihmon fëmijën në zhvillimin e trurit. Proteina siguron energjinë që ja bën më të lehta proçeset e ndryshme që ndodhin në trupin e foshnjës. Bebet e kanë shumë të nevojshëm hekurin për të pasur një zhvillim të shëndetshëm si në tru ashtu edhe në fizik.
Përfitimet shëndetësore të mishit të qengjit
Mishi i qengjit ka në përmbajtjen e tij hekur. Ka një përmbajtje të vogël yndyre dhe ka minerale të shumta. Është gjithashtu një burim i madh i aminoacideve.
Ja cilat lëndë ushqyese përfiton fëmija nëse konsumon mish qengji:
Mishi i qengjit është një burim i pasur me proteina. Por shtimi i hekurit në dietë është thelbësor për formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Mund të sigurojë 45% të nevojës ditore të zinkut, e cila është e nevojshme për zhvillimin e sistemit imunitar. Ka përmbajtje të vitaminës B, e cila është thelbësore për trupin. Gjysma e yndyrës së mishit të qengjit është e pangopur. Kjo është një tjetër arsye pse është i mirë për trupin e njeriut.
Përgatitja e mishit të qengjit për fëmijët
Përgatitja e mishit të qengjit për të gjithë familjen është një mënyrë e shkëlqyeshme për të inkurajuar një fëmijë që ta konsumojë këtë mish.
Një mënyrë për t’ja dhënë mishin e qengjit fëmijës është ta bësh tavë. Zieni lulelakrën, bizelen dhe patate. Shtoni mishin dhe lërëni të ziejë derisa ta shikoni që kanë zier perimet. Mishin mund ta zieni dhe më parë sepse perimet bëhen më shpejt. Për një fëmijë 7 muajsh, mishi i qengjit duhet të përgatitet me perime.
Mishi dhe perimet duhet të jenë të pastruara mirë dhe pasi kanë zier të gjitha, futini në blender dhe shtojini pak qumësht në mënyrë që fëmija ta gëlltisë më lehtë ushqimin. Për foshnjat që janë 8 muaj ose më shumë mund të shtoni pak domate së bashku me perimet.
Mishi i qengjit ka një aromë shumë të shijshme. Fëmija që e konsumon këtë lloj mishi përfiton vitamina dhe minerale të cilat i nevojiten për zhvillimin e tij të shëndetshëm.
Lexo edhe: Gjithcka ne lidhje me mishin per femijet
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu