Kur bebi duhet te fleje ne dhomen e tij?

0 0

Një studim i ri ka rihapur debatin se kur bebet duhet të fillojnë të flenë në dhomën e tyre. Studimi i ri sygjeron se mosha 6 muajsh është koha e duhur që bebi të fillojë të flejë në dhomën e tij. Gjë që bie në kundërshtim me sygjerimet e bëra nga “American Academy of Pediatrics” e cila mendon se bebet duhet të flenë në dhomën e tyre pas moshës 1 vjeçare. Sipas studimit të ri kjo kohë është shumë e gjata dhe sa më gjatë që bebi flejë në të njëjtën dhomë me prindërit aq më keq do të jenë rezultatet lidhur me gjumin e tij. Për këtë studim, shkencëtarë nga “Pennsilvania State University”  vëzhguan 230 nëna për herë të  parë dhe panë se sa gjumë ishin duke bërë bebet e tyre gjatë 2.5 viteve.

Në moshën 4 mujore gjumi më i gjatë që arrinte të bënte një bebe që flinte në një dhomë me prindërit ishte 7 orë ndërsa tek bebet që flinin në dhomën e tyre arrinte deri në 8 ore pa ndërprerje. Në moshën 9 mujore bebet që flinin në dhomën e tyre arrinin të flinin 40 minuta më shumë se bebet që flinin së bashku me prindërit.

Por fakti më surprizues ishte se ky trend vazhdonte edhe  pas moshës 2 vjeçare ku sipas raportimit të CNN bebet që flenë në dhomat e tyre jo vetëm që flenë për periudha më të gjata kohore  por dhe bëjnë një gjumë më të qetë gjatë natës si dhe kanë më pak mundësi të kërkojnë të lëvizin në shtratin e prindërve gjatë natës.

Po bebet tuaj deri në cilën moshë kan fjetur në dhomën tuaj?

Lexoni dhe: Problemet me gjumin tek bebet 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X