Këta janë emrat më të përdorur për vajzat në Shqipëri gjatë vitit 2018. Ja kuptimet e tyre:
Kuptimi i emrit Amelia
Një përzierje e emrave mesjetarë Emilia dhe Amalia. Në latinisht, kjo do të thotë “i zellshëm” dhe “përpjekje”. Domethënia e saj teutonike është “mbrojtsja”.
Ajla
Ajla përdoret kryesisht në gjuhën sllave dhe rrjedh nga origjina sllave. Kuptimi i emrit është rrethi i dritës, drita e hënës.
Aria
Në italisht do të thotë “ajër”. Në muzikë gjithashtu ka emrin një opera.
Leandra
Leandra është emër shiptar që do të thotë “leu andrra”, pra ëndrra u bë realitet.
Ambra
Emër që tregon një rrëshirë fosile të tejdukshme të përdorur në prodhimin e bizhuterive. Ai rrjedh nga arabishtja `anbar (amber).
Klea
Emër me origjinë greke, që do të thotë fitore, lavdi.
Amaris
Është një emër hebre. Kuptimi i këtij emri është “dhuratë nga Zoti”.
Melisa
Emër me origjinë greke që do të thotë “bletë”.
Reina
Emër italian që do të thotë “mbretëreshë”.
Lexo edhe: Kuptimi i 10 emrave me te perdorur per djem ne 2018
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu