Kuptimi i 10 emrave më të përdorur për djem në 2018
Këta janë emrat më të përdorur për djem gjatë vitit 2018, sipas Institutit të Statistikave dhe më poshtë do të lexoni disa nga kuptimet e tyre:
Kuptimi i emrit Noel
Noel është rrjedhim i emrittë vjetër francez Nouel, por i modernizuar, dhe do të thotë: “Krishtlindje”, e zakonisht u vihet fëmijëve që lindin rreth asaj periudhe.
Aron
Vjen nga hebrenjtë dhe do të thotë “i emocionuari”. Aron ishte një nga vëllezërit më të mëdhenj të Moisiut që vuante nga një çrregullim që e pengonte të fliste rrjedhshëm.
Joel
Emër me origjinë hebre, që do të thotë “Zoti”.
Roan
Ka origjinë irlandeze dhe do të thotë “kokëkuq i vogël”.
Amar
Emër francez që do të thotë “jetëgjatë” ose “i pavdekshëm”.
Mateo
Kuptimi hebre i emrit Mateo është “dhurata e Zotit”.
Alteo
Është bashkim i emrave Al dhe Teo. Al është emër keltik dhe nënkupton harmoni, gjithashtu i pashëm e i drejtë. Ndërsa emri Teo, sipas greqishtes së lashtë do të thotë dhuratë e Zotit.
Luis
E ka prejardhjen nga emri i vjetër francez Loeis dhe përbëhet nga dy fjalë me kuptimin “i famshëm” dhe “luftëtar”.
Roel
Kuptimi amerikan i këtij emri është Rrok.
Dion
Sipas origjinës greke ky emër do të thotë “fëmija i parajsës dhe i tokës”.
Lexo edhe:18 emra unike per djem
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu