Kordoni ombelikal rreth qafes se femijes? Mos u shqetesoni!

0 0

Kordoni rreth qafës së fëmijës është një prej shqetësimeve më të mëdha të nënave që presin të sjellin në jetë fëmijën e tyre.

Përse nënat nuk duhet të frikësohen nga kjo?

  • Kordoni rreth qafës ndodh në shumë fëmijë, dhe kjo konsiderohet deri diku normale nga mjekët. Gjatësia e kordonit është një faktor që lehtëson rrezikun në momentin e rrotulllimit në qafë (sa më i gjatë të jetë aq më shumë e ul rrezikun).
  • Kordoni ombelikal mbrohet nga një masë viskoze e quajtur “Wharton”, e cila nuk lejon dëmtimin e enëve të gjakut gjatë shtypjes apo lëvizjeve të fëmijës.
  • Kordoni nuk shtërngon qafën në momentin e lindjes kjo pasi fundi i uterusit lëviz bashkë me placentën dhe kordonin ombelikal. Në rast se kordoni pengon lëvizjet e fëmijës nevojitet ndërhyrja kirurgjikale.
  • Nuk shkakton një lindje të vështirë. Në të vërtetë faktor për komplikacione mund të jetë diçka tjetër.
  • Nuk është kusht për një lindje me operacion çezarian.
  • Numri i lindjeve me fund jo të mirë për shkak të kordonit ombelikal rreth qafës është shumë i vogël.
  • Problemi nuk qëndron tek numri i rrotullimeve të kordonit (varion nga 1-4 rrotullime), por tek gjatësia e kordonit. Gjatësia e kordonit vlerësohet nga mjeku i cili tregon se kur kjo përbën rrezik.
  • Shkak për vuajtje fetale në këtë rast mund të bëhet stimulimi i lindjes me anën e oksitocinës sintetike. Ka shumë raste që lindja në këtë fazë përfundon në operacion çezarian.

Lexoni edhe: Kuriozitete rreth lengut amniotik 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X